fbpx

NJOFTIM

15.07.2022

Të nderuar pacientë,

Për shkak të valës së re të pacientëve me Covid-19 dhe gjendjes së përkeqësuar epidemiologjike në vendin tonë, Ju njoftojmë se nga e hëna (18.07.2022) për pranimin e pacientëve në spitalin tonë vendosen këto masa:

  • Për pacientët e vaksinuar – nga doza e fundit të vaksinës ose nga infeksioni i kaluar (duke pasur një dokument mjekësor për vërtetim) në një periudhë jo më të gjatë se 6 muaj mjafton testi i shpejtë i antigjenit.
  • Testi PCR, jo më i vjetër se 72 orë i cili është bërë në spitalin tonë ose në ndonjë laborator të autorizuar është i obligueshëm për të gjithë pacientët e tjerë.

Rekomandojmë që t’i mbani maskat mbrojtëse gjatë hyrjes në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.

Ndiqni rekomandimet për mbrojtje dhe parandalim nga Covid-19.

Kujdesi ynë për shëndetin tuaj vazhdon!