fbpx

Tashmë një vit rritemi sëbashku me Katjan

04.02.2015

Tashmë një vit rritemi sëbashku me Katjan

 

Kaloi një vit nga momenti kur Katja nisi luftën e saj të madhe për jetën. Ishim të vetëdijshëm se para nesh ishte një luftë e gjatë dhe e pasigurt dhe se do të përballeshim me sfidën më të madhe deri tani.

Katja është shembull se besimi, këmbëmgulja dhe mbështetja pa rezerva janë rezultat i suksesit. Tregoi se sa guxim dhe forcë mund të ketë një bebe e vogël e spolindur. Jemi të lumtur që e fituam luftën më të vështirë për jetën dhe sot të gjithë sëbashku festojmë për jetën. Kjo histori pozitive për ne paraqet frymëzim dhe motivim të përjetshëm për të vazhduar me misionin tonë të përditshëm.

LUFTË PËR JETËN QË NË MOMENTIN E PARË TË LINDJES

Katja ka lindur më 04. 02. 2014 në javën e 26 të shtatzënisë, me një peshë të lindur prej 830 gram. Papjekuria dhe pesha e ulët e lindjes, kërkonin reanimim primar të menjëhershëm, pas së cilës vijonte vendosja e aparatëve për ventilim artificial tek e porsalindura. Përvoja e pediatërve, e neonatologëve dhe reagimi i shpejtë, ishin vendimtare për shëndetin e Katjas në ato momente. Trajtimi ishte në përputhje me të gjitha protokollet për foshnjat e lindura para kohe me monitorim të vazhdueshëm të të gjitha funksioneve vitale.

OPERACION PIONIER TEK FOSHNJA ME PESHË 830 GRAM

Lufta e Katjas ishte e pasigurt nga dita në ditë. Një muaj pas lindjes së saj, u përballëm me një problem tjetër. Ena e gjakut që lidh arteriet e mëdha (ductus arteriosus) tek Katja kishte mbetur e hapur. Kjo gjë e ndërlikonte trajtimin duke çuar në komplikime të reja. Ndërhyrja e ilaçeve nuk dha ndonjë rezultat pozitiv, duke vendosur në këtë mënyrë për kryerjen e menjëhershme të operacionit pasi shëndeti i saj çdo ditë e më tepër përkeqësohej. Operacioni u krye nga prof. Salis Taxher dhe ekipi i tij. Një intervenim i tillë tek një foshnje kaq e vogël për herë të parë është kryer në rajon. Suksesi i saj ishte një faktor i rëndësishëm për trajtimin dhe shërimin e mëtejshëm.

KATJA MËSOI TË MARRË FRYMË NË MËNYRË TË PAVARUR

Lufta më e vështirë ishte Katja të mësonte të merrte frymë pa ndihmën e aparateve. Pas muajve të gjatë të kaluar në tub, Katja për herë të parë mori frymë vetë. Ngadalë por me siguri, luftëtarja jonë rritej dhe shtonte në peshë.

PAS 100 DITËSH TË KALUARA NË KUJDES INTENZIV KATJA SHKOI NË SHTËPI

Erdhi dhe dita e shumë pritur kur Katja do të shkonte në shtëpi. Por edhe më tej vazhdoi kujdesi ynë për të. Ekipi i pediatërve dhe neonatologëve i udhëhequr nga dr. Simonida Spasevska ishin dhe janë gjithmonë në dispozicion për këshilla dhe konsultime në lidhje me shëndetin e Katjas… Tashmë një vit rritemi së bashku dhe i gëzohemi çdo buzëqeshje të saj. Ajo është luftëtarja jonë e vogël e cila do të na kujtojë gjithmonë për guximin dhe madhësinë të cilën mund të nxërë një zemër kaq e vogël.

[widgetkit id=31]