fbpx

Hapësirë parkimi – posaçërisht për gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë të vegjël

06.02.2015

Hapësirë parkimi – posaçërisht për gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë të vegjël

Gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë të vegjël janë një grup i veçantë drejtë të cilit kemi fokusuar vëmendjen, dashurinë dhe kujdesin tonë. Duam që ato të ndihen mirë, të sigurta dhe të mirëpritura në spitalin tonë.

Me qëllim për të mundësuar një akses më të arritshëm, vendet e parkimit të cilat ndodhen më pranë hyrjes së spitalit janë të shënuara me ngjyrë rozë. Këto shenja rozë tregojnë se parkingu është i rezervuar për gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë të vegjël të cilat vijnë për të kryer vizita në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.

Tani për tani,në qytetin e shkupit, vendet e parkimit të shënuara në këtë mënyrë gjenden vetëm në spitalin tonë. Në Evropë dhe në botë ky parim zbatohet për dekada të tëra me rradhë. Do të jetë një nder për ne nëse ky gjest do të bëhet shembull dhe nxitje për institucionet e tjera dhe në këtë mënyrë do të krijojmë një imazh pozitiv në komunitetin i cili kujdeset për këtë grup.

[widgetkit id=32]