fbpx

TAKIM I JASHTËZAKONSHËM- “ACIBADEM SISTINA”  RRIT KAPACITET PËR HOSPITALIZIM TË PACIENTËVE ME COVID

13.03.2021

Në kushtet e rritjes së numrit të pacientëve me komplikime të Covid-19 që presin për shtrim në spital, në një kohë kur numri i pacientëve në vend po rritet dhe po diagnostikohen lloje të reja të koronavirusit, menaxhmenti i Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” sot (13.03 .2021) në një takim të jashtëzakonshëm mori një vendim për rritjen e kapacitetit spitalor me çka në spital do të hospitalizohen një numër shtesë të pacientëve me Covid. Në takimin në të cilin morën pjesë i gjithë ekipi menaxhues, drejtori i përgjithshëm Gjun Gjunsoj, kryetari i Bordit të drejtorëve Jordan Kamchev dhe drejtori mjekësor Zarko Hristovski, u vendos që “Acibadem Sistina” të përkushtohet plotësisht furnizimit me pajisje dhe funksionalitetit të qendrës së Covid-it. Për shkak të numrit të rritur të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, për nevojat e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, përkatësisht spitalit për Covid, do të përshtatet kati i dytë i spitalit, me çka në dispozicion jepen 15 shtretër shtesë spitalorë. Kapaciteti total i spitalit është rritur në 69 shtretër spitalorë dhe shtrime në spital.

Në të njëjtën kohë, shumica e stafit teknik është mobilizuar për të plotësuar nevojave të spitalit.

Për shkak të rritjes së kapaciteteve në spital, krijohen vende të reja pune, dmth. do të punësohen dy specialistë infektologë, mjekë specialistë të mjekësisë interne, pesë mjekë të mjekësisë së përgjithshme dhe 15 infermierë të rinj.

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” si tani ashtu edhe më pare që nga fillimi i epidemisë me Covid-19, është në funksion të mbrojtjes

dhe mbështetjes së shëndetit publik dhe është faktor kryesor në mbrojtjen dhe trajtimin e pacientëve që janë pozitive në Covid-19. Vendimi i fundit i sotëm i menaxhmentit është në atë drejtim, dmth në kushtet e përkeqësimit të situatës epidemiologjike dhe nevojave të sistemit shëndetësor ndihmon qytetarëve dhe shtetit.

Sot në këtë takim u përcaktuan udhëzimet e drejtpërdrejta dhe aktivitetet specifike që duhet të bëhen gjatë fundjavës. Për pasnesër (e hënë 15.03.2021) është planifikuar të mbahet një takim në të cilin do të përcaktohen të gjitha punët që janë ndërmarrë dhe funksionalizimi i planit.

Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, ndërkohë, po pezullon përkohësisht disa nga shumë aktivitete të reja dhe investime të mëdha në të cilat është përqendruar, duke përfshirë promovimin e Qendrës së re të terapisë fizikale me qendrën më moderne sportive dhe fitnes, e vetmja nga ky lloj në rajon.

Spitali mbetet i përkushtuar ndaj planeve dhe risive të mëdha dhe mbetet lider në vendin tonë dhe rajon për sa i përket pajisjeve, ekspertizës dhe kapacitetit.