fbpx

Stërvitje për evakuim në spitalin klinik “Acibadem Sistina”

27.06.2018

Gajtë ditës së djeshme në spitalin klinik Acibadem Sistina është realizuar

Stërvitja simulative për kujdesin dhe evakuimin e të sëmurëve, të lënduarve, vizitorëve dhe stafit në një vend të sigurt, duke dhënë ndihmë të parë mjekësore, mbrojtje nga zjarri dhe trajtim për fatkeqësitë natyrore u mbajt dje në Spitalin klinik Acibadem Sistina. Ushtrimi i madh demonstrues u zhvillua në bashkëpunim me pjesëmarrjen e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim – si anëtare e Iniciativës për gatishmërinë dhe parandalimin e fatkeqësive të DPPI SEE, zjarrfikësve të qytetit të Shkupit dhe skuadrave të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit.

Gjatë ushtrimeve demonstruese, të cilat përbëheshin nga një pjesë teorike dhe praktike, pjesëmarrësit dhe punonjësit e Spitalit klinik Sistina Acibadem prezantuan  planin e evakuimit emergjent, aktivitetet parandaluese për mbrojtjen e ndërtesave nga zjarri, mbrojtjen e parë nga zjarri dhe aplikimi praktik i pajisjeve të zjarrfikësve. Siguria dhe mbrojtja e stafit dhe pacientëve është një nga prioritetet kryesore të Acibadem Sitina,  bënë të ditur nga Spitali klinik.

“Qëllimi i zbatimit të këtij veprimi është që të sigurohemi që stafi i spitalit të jetë i gatshëm dhe i aftë për t’iu përgjigjur situatave të krizave të çdo lloji. Nëpërmjet këtij veprimi sot pamë se stafi është trajnuar në një mënyrë që mund të jetë përkrahës i ekipeve përgjegjës (policisë, mbrojtjes nga zjarri, etj), mund të marrë masat e nevojshme për evakuimin e pacientëve dhe shoqëruesve të tyre ose transferimin e tyre në një vend të sigurt. Lëvizja rrethore nëpër hapësirën spitalore lejon qasje të lehtë në çdo pikë në të gjithë spitalin, gjë që është e dobishme, veçanërisht në kohë krize. Zona përreth spitalit është emërtuar me saktësi duke bërë të mundur lëvizjen e qetë në vendin e duhur. ” , tha Marjanço Janevski, komandant i njësisë për mbrojtje dhe shpëtim në Spitalin klinik Acibadem Sistina.

Aktivitetet e ndërmarra kryesisht kanë karakter parandalues dhe edukativ për mbrojtje. Këto dhe ushtrime të tilla të ngjashme në periudha të caktuar kohore janë pjesë e praktikës së spitalit klinik Acibadem Sistina i cili është gjithmonë i gatshme për t’iu përgjigjur situatave nga ato elementare deri tek llojet e tjera të aksidenteve.