fbpx

Spitali klinik “Acibadem Sistina”mori mirënjohje për mbështetjen dhe pjesëmarrjen masive në aksionin e dhurimit të gjakut

22.11.2018

Në asamblenë vjetore të Kryqit të kuq në qytetin e Shkupit, Spitali klinik “Acibadem Sistina” mori mirënjohje për humanizmin, organizimin dhe pjesëmarrjen masive në aksionin e dhurimit të gjakut në kuadër të spitalit. Mirënjohja u prezantua zyrtarisht nga Dr. Stefan Todorov, Kryetar i Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit.

Duke filluar nga viti 2010 dhe deri tani në “Acibadem Sistina” janë organizuar disa aksione të suksesshme të dhurimit të gjakut, të cilat janë mbështetur në mënyrë masive nga një numër i madh punonjësish. Rritjen e numrit të dhuruesve të gjakut nga viti në vit e kanë konfirmuar edhe të dhënat se në vitin 2017 janë dhuruar 160 njësi gjaku ndërsa këtë vit është dhuruar një numër rekord prej 181 njësi gjaku.

Për shkak të interesimit të madh të punonjësve, me qëllimin për të kontribuar në shpëtimin e shumë jetëve me anë të dhurimit të gjakut, për vitin e ardhshëm është planifikuar që spitali të organizojë dy aktivitete të dhurimit të gjakut.