fbpx

Sistemi i vetëm dhe bashkëkohorë për marrjen e citostatikëve gjatë kimioterapisë

29.01.2019

Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” aplikohet një sistem i veçantë i ashtuquajtur port-sistem për mundësinë e marrjes së vazhdueshme të kimioterapisë me anë të venës. Me anë të këtij sistemi shmangen komplikimet e mundshme tek pacientët të cilët trajtohen me kimioterapi, domethënë tek ata pacientë të cilët kanë nevojë për shpime (punktime) të shpeshta në venat periferike. Në rast se nuk aplikohet ky sistem, citostatikët mund të shkaktojnë dëmtim, trombozë dhe sklerozë në murin e enëve të gjakut. Dr. Deva Petrova, specialiste radioterapiste, thotë se port-sistemi mund të përdoret edhe për qëllime të tjera dhe se aplikimi në kimioterapi me anë të pompave për marrjen e kimioterapisë së vazhduar në spitalin klinik “Acibadem Sistina” është mundësia e vetme në vendin tonë.

Pajisjet dhe metodat më bashkëkohore për trajtimin e personave të prekur nga kanceri aplikohen në departamentin e onkologjisë, në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Dr. Deva Petrova, specialiste radioterapiste, thotë se citostatikët gjatë kimioterapisë aplikohet një sistem i veçantë i ashtuquajtur port-sistem me anë të të cilit shmanget puktimi i shpeshtë, domethënë shpimi në venat periferike, i cili me anë të efekteve lokale të shkaktuara nga citostatikët mund të shkaktojë dëmtim, trombozë dhe sklerozë në murin e enëve të gjakut. Port-sistemi i cili ka akses të vazhdueshëm në venë, sipas saj, ka një rol të rëndësishëm në onkologjinë moderne.

“Me përdorimin e port-sistemit, duke pasur parasysh që terapia zbatohet drejtpërdrejtë përmes sistemit të një ene të madhe venoze, zvogëlohet mundësia e shkaktimit të fibrozës dhe si rezultat i mirëmbajtjes së duhur, zvogëlohet mundësia e shfaqjes së trombozës “, thotë Dr. Petrova

Ajo thotë se Spitali klinik “Acibadem Sistina” disponon mundësinë e vendosjes së port- sistemit venoz dhe se mundësia e aplikimit të kimioterapisë përmes pompave për marrjen e kimioterapisë së vazhdueshme është unike në vend.

“Kjo luan një rol të rëndësishëm për cilësinë e jetës së pacientëve onkologjikë tek të cilët përdoren protokolle për kimioterapinë e vazhdueshme me anë të venës përgjatë 24, 46 dhe 94 orësh. Përdorimi i pompave për aplikimin e kimioterapisë së vazhdueshme mundëson për pacientët marrjen e  kimioterapisë në shtëpi, duke e zvogëluar kohën që pacientët kalojnë në spital. Kjo është tepër e rëndësishme duke pasur parasysh që pacientët e marrin terapinë në një interval prej gjashtë muajsh, zakonisht pas operacionit, ose në rast se bëhet fjalë për sëmundje metastatike, ky interval mund të jetë një ose më shumë vite “, thotë Dr. Deva Petrova.

Duke shtuar se këto pompa janë të vogla dhe mund të mbahen posht rrobave të veshura në një mbajtës të përshtatshëm, ato mund të funksionojnë me anë të një bateri të vogël ose me presion të vazhdueshëm. Citostatikët në një sasi të përshtatshme të dhënë nga onkologu përgjegjës në përputhje me protokollin kimioterapeutik aplikohet në pompë dhe infermierja onkologjike lidh pompën meport-sistemin venoz. Pacienti merr udhëzime për kontrollin e pompës për marrjen e infuzionit të vazhdueshëm dhe kërkohet një periudhe kohore e caktuar për ta hequr atë.