fbpx

DR. VESNA PLJAKOSKA PREZANTOI SPITALIN ACIBADEM SISTINA NË KONGRESIN E KIRURGJISË DERMATOLOGJIKE NË ATHINË

29.01.2019

Me ftesë të Komitetit Shkencor të ekspertëve në Kongresin e Panhelenik të kirurgjisë dermatologjike, dermatologjisë estetike dhe lazerit, të mbajtur në Qendrën Ndërkombëtare të Konferencave në Athinë. Dr. Vesna Pljakovska mori pjesë ekskluzivisht si lektore, së bashku me lektorë të tjerë të njohur nga e gjithë bota. Programi shkencor ishte i fokusuar në çështjet më aktuale dhe më të diskutueshme të profesionit tonë.. Kjo kishte për qëllim dhënien e informatave relevante mbi arritjet e fundit shkencore dhe për të përmbushur sfidat dhe mundësitë që shfaqen në praktikën e përditshme.

“Leksioni im ishte me temë Melasma – një gjendje e lëkurës e cila manifestohet me njolla të errëta hiperpigmentimi, zakonisht në fytyrë. Kam folur për teoritë më të fundit shkencore që shpjegojnë shkaqet e Melasmas, e të cilat premtojnë efikasitetin e terapisë së re farmaceutike dhe të nivelit të lartë dhe përvojën time personale në trajtimin e kësaj gjendje. Përkatësisht, ky problem estetik, i cili veçanërisht ndikon tek gjinia femërore, është kompleks përsa i përket trajtimit dhe efikasitetit. Ekziston një listë trajtimesh, medikamentesh dhe procedurash, e cila është gjithnjë në rritje, por përvojat e praktikës së përditshme janë kontradiktore. Kjo për shkak se rezultatet janë të dukshme të paktën pas një muaji pavarësisht nga lloji i trajtimit dhe qëndrueshmëria e rezultatit nuk mund të parashikohet. Unë prezantova përvojën time pozitive me klientët e mi të cilin e aplikoj në departamentin tonë estetik në spital, me një trajtim të kombinuar me eCO2-lazer dhe aplikimin shtesë të PRP (serum autologen) si Mezoterapia, “thotë Dr. Vesna Pljakoska, specialise në dermatologji.

Pjesëmarrja në një ngjarjeje të tillë është tepër e rëndësishme për punën e çdo mjeku. Mundësia për të qenë në mesin e ekspertëve në fushën tuaj është mundësia për të mësuar nga përvojat e nivelit më të lartë, dhe në të njëjtën kohë ndani dhe perceptoni sukseset e tyre në punë, si dhe përmirësimin e njohurive të reja, thotë Dr. Pljakoska.

“Të jesh pjesë e ekipit  “Acibadem Sistina”për mua është një nder i madh, një sfidë e vazhdueshme dhe lumturi intime. Puna në kushte bazuar me standardet botërore, mundësia e aplikimit të pajisjeve të fundit për të cilat marrin edukim të veçantë dhe bashkëpunimin me kolegë të cilët kryesisht ka qëndrim fisnik ndaj çdo individi, unë mendoj se është një formulë magjike për arritjen e suksesit në punë  dhe kënaqësinë e klientëve dhe pacientëve tanë, “tha Dr. Vesna Pljakoska, specialiste në dermatologji.

 

Në maj të vitit të kaluar në Budva, gjitashtu ishte e ftuar si pedagoge në Shoqërisë Evropiane për dermatologji kozmetike dhe estetike.