fbpx

Prof. Dr. Dimov: Shmangni kontaktin direkt dhe mbani higjienën tuaj në një nivel të lartë – këshillа për mbrojtjen nga virusi korona

11.03.2020

 

Vladimir-Dimov

Në një intervistë për “A1on” në drejtim të parandalimit të virusit korona drejtori mjekësor i Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”, Prof. Dr. Vlladimir Dimov jep këshilla për larjen e shpeshtë të duarve, të shmangen përqafimet tradicionale dhe kontakti direkt gjatë përshëndetjes, ndërsa për të gjithë ata që vijnë nga regjionet e rrezikuara domosdoshmërish vetizolim absolut.

Konsideron se virusi korona duhet të kuptohet seriozisht, të mos i jepet shumë vlerë por edhe të mos nënvlerësohet. Të bëhet Izolim edhe gjatë dyshimit më të vogël, të respektohen masat themelore për higjienë dhe rekomandimet e Shëndetësisë, apelon Dimovi. Ajo që është e rëndësishme është niveli më i lartë i vetëdijes personale tek të gjithë personat që vijnë nga regjionet e rrezikuara për të cilat vetizolimi absolut është i domosdoshëm.

“Masat tjera që rekomandohen janë masa të përgjithshme, të lahen duart sa më shpesh, të shmangen përqafimet tradicionale, puthjet gjatë përshëndetjes, edhe pse ndoshta janë triviale, megjithatë është një nga mënyrat ta shmangni kontaktin direkt”, thotë Dimovi dhe thekson se virusi korona në krahasim me gripin e shpendëve është me potencial më të madh të transmetimit.

Ai thotë se akoma para dy javësh kur nuk kishte as një person i prekur në shtetin, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka ndërmarrë masat parandaluese për mbrojtjen e pacientëve dhe të të punësuarve, me çka mbron tërë shoqërinë.

“Zbatuam masa me kufizim të vizitave dhe lëvizje të kufizuar nëpër spital. Respektohen të gjitha rregullat me të cilat kryhet triazhë mbi çdo pacient duke bërë anketë dhe anamnezë epidemiologjike, është shumë e rëndësishme pacienti të na tregojë a ka qenë në kontakt me persona të caktuar të cilat janë të dyshimtë se janë prekur nga virusi, deri në izolimin e tyre ne hyrjen e spitalit ku përcaktohen simptomat tipike siç janë ethja, temperatura e rritur, kolla dhe lodhja, që mund ta japin idenë e parë se bëhet fjalë për raste të dyshimta”, thekson Prof. Dr. Dimov.

Në vend që të përhapet paniku, Dimovi i ka thirrur qytetarët t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga virusi që i japin organet e shëndetësisë dhe konsideron se edhe për këtë virus të ketë zgjidhje siç ka pasur edhe për shumë të tjerë, siç janë variola vera, ebola dhe gripi i shpendëve. Sipas numrit të rasteve, Dimovi konsideron se virusi në Maqedoni është në fazën fillestare por pritet që të paraqiten raste të reja të personave të prekur, por varet nga ajo se sa qytetarët janë të vetëdijshëm dhe sa do të respektohen rregullat për mbrojtje, aq më lehtë do të përballohemi me virusin. Masa për mbylljen e institucioneve arsimore, sipas Dimovit është adekuate për uljen e kontaktit mes fëmijëve, me çka ulet rreziku nga përhapja e virusit.