fbpx

Vazhdon kujdesi për shoqërinë: “Acibadem Sistina” me donacion për shkollën “Kirili dhe Metodi “ në Prilep

09.03.2020

IMG

Spitali Klinik Acibadem Sistina dhuroi kompjuterë dhe pajisje kompjuterike për SHFK “Kirili dhe Metodi” në fshatin Kanatrlarcë në Prilep. Kemi nderi dhe kënaqësi që kontribuojmë në avancimin e procesit arsimor  dhe ndihmojmë atje ku ka më shumë nevojë. Deri tani dhuruam mbi 100 kompjuterë në tri shkolla fillore.

Mësuesi Ferdi Bulut, cili në emër SHFK “Kirili dhe Metodi” pranoi donacionin, falënderoi menaxhmentin e spitalit  “Acibadem Sistina” për donacion, me të cilin siç thotë, në mënyrë të konsiderueshme do të përmirësohet cilësinë e programit mësimor para së të gjithash gjatë lëndës së informatikës.

“Pajisja e dhuruar kompjuterike do të përdoret për mësimet e informatikës, sepse deri tani nuk kishim kompjuterë, domethënë ishin jashtë funksionit. Duke fale donacionit të spitalit “Acibadem Sistina” nxënësit do të kenë mësim cilësor në lëndën e informatikës, ndërsa kompjuterët do t’i përdorim gjatë mësimeve të lëndëve të tjera. Këta 33 kompjuterë dhe monitorë që i morëm si donacion do të jenë mjaftueshëm për të pajisur dy klasa”, theksoi Ferdi Bulut, duke theksuar se në shkollën mësojnë 208 nxënës, dhe mësimi do të zbatohet në maqedonisht dhe turqisht.

Më pare, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” dhuroi kompjuterë dhe pajisje kompjuterike edhe në shkollat fillore “Mustada Kemal Atraturk “ në komunën Studeniçan dhe në “Ali Fethi Okyar” në komunën e Dolnenit. Si kompani e përgjegjshme shoqërore cili në vazhdimësi jep kontribut në përmirësimin e zhvillimit shoqëror, spitali “Acibadem Sistina” do të vazhdojë edhe në ardhmen me donacione dhe sponsorime që mundësojnë një jetë më cilësore për qytetarët.