fbpx

27 RESPIRATORË NGA “ACIBADEM SISTINA” JANË VËNË NË DISPOZICION TË QYTETARËVE TË MAQEDONISË

14.03.2020

Të nderuar,

Në kushtet e gjendjes alarmante me Covid-19, Spitali Klinik “Acibadem Sisitna” së bashku me të gjithë 1000 personat e punësuar dhe me kapacitetet e tij të lira vihet në dispozicion për qytetarët e Republikës së Maqedonisë që janë prekur nga ky virus dhe sipas nevojës edhe një marrëveshje paraprake me Ministrinë e Shëndetësisë. Në dispozicion janë të gjithë aparatet e lira për ventilim mekanik dmth. respiratorët. Në momentin spitali ynë disponon me 27 respiratorë më bashkëkohorë për fëmijë,  për të rritur dhe respiratorë transportues.

Ndiqni rekomandimet për mbrojtje dhe parandalim nga virusi Covid 19. Kujdeseni për shëndetin tuaj dhe shëndetin e personave në rrethin tuaj.

Kujdesi ynë për Shëndetin tuaj vazhdon.