fbpx

Shans për jetë: Për herë të parë në Maqedoni në “Acibadem Sistina” është kryer operacioni i Fontan-it tek një fëmijë

25.09.2020

Gjatë këtij muaji në spitalin klinik “Acibadem Sistina” u krye operacioni i Fontan-it tek një fëmijë. Intervenimi i këtij lloji është i parë në vendin tonë, ndërsa bëhet tek fëmijët që kanë zemër me një ventrikul. Dr. Vlladimir Çadikovski thotë se në kardiokirurgjinë pediatrike intervenimet e këtij lloji janë më komplekse. Kërkojnë punë në ekip gjatë përgatitjes, diagnostikimit, trajtimit kirurgjikal dhe trajtimit postoperativ sepse bëhet fjalë për pacientë me gjendje të rëndë. Me këtë spitali klinik “Acibadem Sistina” edhe një herë konfirmon vendin e tij si lider në vendin dhe rajonin sipas intervenimeve të rënda me pajisje më bashkëkohore si është në qendrat e zhvilluara shëndetësore në botë.

Ky intervenim kryhet tek fëmijët me anomali kongjenitale komplekse siç është atrezioni trikuspidal dhe mitral si dhe tek anomalitë kongjenitale komplekse ku nuk mund të bëhet korrigjimi bi- ventrikular. Këta pacientë pas lindjes menjëherë tregojnë simptomatologji të theksuar, më shpesh me cianozë të theksuar dhe probleme kongjestive në zemër”,  tha Çadikovski.

aparat

Operacioni i Fontan-it kryhet kur pacienti ka peshë mbi 15 kilogramë dmth. në moshën 3 ose 4 vjeç. Në rastin konkret, fëmija së pari ka qenë i operuar në moshën 6 muajsh kur është kryer shanti i Glen-it (anastomozë) bi-direkcional. Bëhet fjalë për operacion paliativ që bëhet tek këta pacientë gjatë periudhës së foshnjërisë. Megjithatë një javë pas këtij intervenimi për shkak të çrregullimit në ritmin e zemrës u implantua një pejsmerjer të përhershëm në hapësirën abdominale. Operacioni i Glen-it paraqet një urë deri në operacionin final të Fontan-it.

Një parakusht për kryerjen me sukses të operacionit të Fontan-it është që të kryhen kateterizimet diagnostikuese në zemër nga ana e kardiologut intervent-pediatër me qëllim për t’u matur shtypjet e sakta në qarkullimin pulmonal që janë parashikues i rëndësishëm për suksesin e operacionit. Tek pacienti ynë janë kryer dy kateterizime për vlerësim paraoperativ, dhe kur u vërtetuan shtypjet e përshtatshme u bë korrigjimi kirurgjikal. Operacioni ishte më kompleks sepse gjatë ndërhyrjes operative duhej të bënte zëvendësimi i pejsmejkerit ekzistues me një të ri tek pacienti për shkak të afatit të tij të përdorimit”, thotë Dr.Çadikovski.

Operacion ka zgjatur më shumë se 5 orë, ndërsa shërimi vazhdoi në departamentin e kujdesit intensiv të pacientëve pediatrik kardiokirurgjikal. Gjatë ditës së nesërme pacienti u  ç ‘kyç nga makina respiratorë dhe mjekët kanë ulur trajtimin me barna për mbështetje dhe punë të zemrës.

Momentalisht pacienti ndihet mirë dhe ngadalë kthehet për transferim në repart së bashku me një prind.