fbpx

PET CT skaner GE Discovery IQ – Për herë të parë në Maqedoni vetëm në “Acibadem Sistina”

24.09.2020

Qendra PET në Acibadem Sistna në dispozicion ka aparatin PET/CT Discovery IQ. PET/CT Kamera më e re nga prodhuesi GE. Bëhet fjalë për një aparat inteligjent të serisë Discovery në të cilin janë integruar zgjidhjet më të bashkëkohore softuerike dhe protokolle, sistem më modern QClear për kuantifikim me një harduer të fuqishëm. Me dizajn të përsosur dhe performanca të larta, jo vetëm për marrjen e imazhit cilësor me dozë të vogël por edhe me kuantifikim të saktë dhe të shkëlqyeshëm. Aparati efikas me PET teknologji të re për detektim që shkurton kohën e skanimit dhe përgjysmon sasinë e dozës së radiofarmaceutikut në të vërtetë bën që të dallohet nga aparatet e tjera PET. Merret imazh më cilësor me informacione të sakta kuantitative.  Është bërë me një detektor me tri unaza, me mundësi për mbindërtim dhe me përfshirje më të madhe të fushës vizuale aksiale. Në këtë mënyrë mund të vërehen edhe lezionet me dimensione më të vogla.

SIS

Kjo teknologjie inovative për detektim është e lidhur me 32- slice CT sistem të dizajnuar për t’i plotësuar nevojat rutine të incizimit. Performancat e tij të shkëlqyera sigurojnë imazh cilësor edhe në regjionet e shpatullave, kërdhokullave, fushave me metal dhe tek pacientët me peshë të madhe. CT rekonstruktimi i avancuar ul dozën e rrezatimit X edhe për 20x, ndërsa për 0.5sec. shpejtësinë e rrotullimit në kombinim me 20mm mbulim mundëson ekzaminime të shpejta me mbajtjen e shkurtër të frymës. Përveç kësaj, Discovery IQ mundëson zgjedhjen e kV të ulëta që mundëson skanimin e pacientëve të vegjël në 80kV. Me teknologjinë të re QClear sigurohen matjet e sakta dhe konsistente të SUV që është shumë e rëndësishme në ndjekjen e efektit të terapisë. QClear siguronjo vetëm 2 herë më shumë saktësi në kuantifikimin PET por edhe përmirësim për dy herë në cilësinë e imazhit.

SIS

Më shumë komfor, me doze më të ulët dhe më pak kohë për incizim

Aparati PET/CT Discovery IQ është komfor me mundësi për ndryshimin e tavolinave, tavolina për PEC/CT incizim standard (nga mesi i kokës deri në mesin e mbigjunjëve) dhe tavolina e gjatë për incizimin e tërë trupit (nga koka deri në thembrat). Me tavolinë për peshë deri në 227 kg, ndërsa hapja e unazës është e gjerë 70cm me çka mundësohet incizimi i pacientëve me peshë të madhe. Incizimi me aparatin PEC/CT është i sigurt dhe pa dhimbje me rrezatim minimal. Preparati radiofarmacetiuk dhe aparati PET/CT nuk kanë efekte anësore negative, ndërsa i vetmi kontraindikim për kryerjen e këtij ekzaminimi është periudha e shtatzënisë. Sipas nevojës mundësohet incizim me anestezion.

SIS

Ky aparat mundëson uljen e dozës së radiofarmaceutikut nga 30 deri 50%, shkurtimin e kohës për kryerjen e imazhit për 40-50% me çka ulet rrezatimi ndaj pacientëve dhe stafit që punon, ndërsa shkurtohet edhe procedura për kryerjen që është me shumë rëndësi për pacientët që janë klaustrofobike. Skanimi i tërë trupit me këtë aparat nuk zgjat më shumë se 15-20 minuta.  Rezultatet merren për 48 orë.