fbpx

PËR HERË TË PARË NË MAQEDONI SPITALI “ACIBADEM SISTINA” ZBATON TESTIN ME TË CILIN NË TË NJËJTËN KOHË DETEKTOHET GRIPI SEZONAL DHE KORONAVIRUSI

05.10.2020

AS KoronaTest Oktomvri nov ALBSpitali Klinik “Acibadem Sistina” zbaton testin e ri PCR për detektimin molekular të pranisë së disa llojeve të viruseve që së bashku me koronavirusin bëjnë pjesë në grupin e viruseve që mund të shkaktojnë pasqyrën e rëndë klinike respiratore. Bëhet fjalë për një test të ashtuquajtur multipleks panel test i cili në të njëjtën kohë i detekton sekuencat specifike të gjenit për vërtetimin e pranisë së koronavirusit dhe sekuencat specifike të gjenit nga viruset e gripit sezonal influenca A dhe B.  “Acibadem Sistina” është spitali i parë në vendin tonë që e zbaton dhe kryen këtë test për herë të parë në Maqedoni.

Me këtë test spitali ynë edhe një herë dëshmon vendin e tij si lider në zbatimin e metodave të reja mjekësore. Vetëm me një test detektohet prania e koronavirusit (SARS-CoV-2) dhe viruseve të tjera që janë karakteristike gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit.

“Veçanërisht tani në prag të ftohjeve sezonale dhe gripave kur simptomatolgojia e një pacienti me infeksion Covid është shumë e ngjashme me pacientët e infektuar me një lloj tjetër të viruseve- për mjekun ordinues është e rëndësishme të ketë njohuri dhe ta vendosë diagnozën e saktë për shkaktarin e infeksionit me qëllim që më lehtë dhe në kohë të monitorohet dhe trajtohet shëndeti i pacientit. Në kohën e panikut kur çdo pacient me temperaturë trajtohet si rast i dyshimtë me Covid-19 ndihmon në diagnostikimin e saktë dhe në kohë të shkaktarit të kësaj simptomolgjie që nuk është gjithmonë pasojë e infeksionit me Covid”, thotë Sreqko Rajovski, shef i laboratorit të diagnostikimit molekular në “Acibadem Sistina”, thotë Sreqko Rajovski, shef i laboratorit për diagnostikim molekular në “Acibadem Sistina”.

Infektologët thonë se ky test është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë veçanërisht sepse do të përzihen gripi sezonal dhe Covid-19. Shumë simptoma do të jenë të ngjashme, por me rëndësi të madhe është të bëhet diagnostikimin e saktë në fazën e hershme për të filluar trajtimin e posaçëm. Deri më tani kishte raste me pacient i cili ka rezultat negativ në testin e Covid por është me manifestime të ngjashme si një person të prekur nga koronavirusi dhe për këtë shkak monitorohet në departamentin e njëjtë në të cilin janë shtrirë pacientë të infektuar me koronaivrus.

Me këtë multipleks test në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” merret një pasqyrë të plotë për statusin e shëndetit të pacientit pra nëse bëhet fjalë për pacient pozitiv në Covid ose pacient- bartës të ndonjë lloji tjetër të gripit sezonal. Ky test më shumë mund të përdoret tek popullata e re sepse më shpesh ekspozohet ndaj infeksioneve virale dhe do t’u ndihmojë shkollave dhe çerdheve për shkak se me testimin e fëmijëve me simptomatologji të ngjashme do të dihet më detajisht dhe nuk do të krijohet panik. Në prag të periudhës së gripit sezonal ky test është revolucionar në mbrojtjen e qytetarëve.

Këto teste rekomandohen  nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Multipleks testi kushton 3.950 denarë, ndërsa rezultatet merren për 24 orë. Testi bëhet me marrjen e mostrës nga hunda dhe fyti.