fbpx

Rrëfimi im për mëmësinë

19.11.2015

Rrëfimi im për mëmësinë

Çdo rrëfim është i ndryshëm, por prapa çdo rrëfimi të suksesshëm, pa përjashtim, qëndron sasi e madhe e dashurisë, përkushtimit dhe mbështetjes pa rezervë.

Gazetarja Branka Kostiq Markoviq është fytyrë e njohur në hapësirën mediale maqedonase, kur është në pyetje kultura, dhe është një lloj sinonimi për kultivimin televiziv të vlerave të vërteta muzikore. Ajo tashmë nëntëmbëdhjetë vjet punon si redaktor i muzikës në TV Telma, e sipas diplomës është magjistër i shkencave muzikore. Ajo thotë se prej të gjitha shkallëve në arsimimin muzikor (që e ka filluar qysh në moshën 6 vjeçare) i ka mbetur ta mbrojë vetëm disertacionin e doktoratit, të cilën është dashur ta shtyjë për shkak të ngjarjeve të shumta të rëndësishme në jetë. Kjo ka mundur të presë, por jo edhe Marko, sepse me siguri mu atëherë, para katër viteve, e kishte çastin e vërtetë që të lindë (qeshë). Rrëfimi i saj jetësor për shumicën do të ishte i pamundur, por kur është në pyetje dashuria, as hendeku i gjeneratave, e as shtetësitë e ndryshme, as tempi i shpejtë i punës të bashkëshortëve në dy shtete të ndryshme, nuk ka mundur ta prishë harmoninë e ndërsjellë të tyre, e cila zgjat pothuaj tridhjetë vjet, prej të cilave dhjetë vjet në martesë zyrtare.

Dëshiroja të bëhem nënë

Veçanërisht asnjëherë nuk ngarkoheshin me çështjen për zgjerimin e familjes, e as dikush u ka bërë presion, që nuk do të thotë se nuk kanë dashur. Karrierat u kanë shkuar te lartë, ai si profesor, por edhe si tastier, kompozitor dhe producent (në atë periudhë krijon edhe shumë hite për këngëtarë të dalluar të skenës muzikore maqedonase, si Toshe (autor komplet i himnit të Unicefit), Karolina, Kristina, Biba, Gjoko Taneski…), ndërsa jo me punën e vet në Telma si redktore e muzikës, por edh si autore dhe udhëheqëse e emisionit “Muzika”. Po ashtu, në ndërkohë Branka e pranon edhe ofertën që të ligjërojë etnomuzikologji në Universitetin e atëhershëm të sapo hapur të Shtipit dhe të dy hynë në makinerinë e dinamikës së përditshme, që pa dyshim i mban nëpër vite.

“Dëshiroja të bëhem nënë, veçanërisht pas vitit 2006, kur lindi nipi im i prej motrës, Borisi. Çdo çast të lirë ia kushtoja atij, ndërsa edhe sot është dashuria ime e madhe. Prisja që edhe fëmija ime të vije në mënyrë spontane. Por, vitet kalonin, ndërsa unë në një moment pas tre viteve të mundimshme paralele në Shkup dhe Shtip, ndjeva se jo vetëm që isha fizikisht e lodhur, por mezi ballafaqohesha edhe me ngarkesën psikologjike. Isha mësuar me arsim cilësor, me kritere të larta, e tani kur duhej t’ua përcjell studentëve kërkohej nga unë të bëj kompromise. Në garën për më tepër studentë dhe adaptimin ndaj kredi transfer sistemit arsimor të dedikuar për të gjithë, e jo për më të mirët, uleshin edhe standardet. Unë i mësova notat në moshën 6 vjeçare, e tani lejohej që kjo të bëhet në nivel akademik. Koreografët barazoheshin me koreologët, ndërsa valltarët me teorikët. Kjo më bënte nervoz, e ofrova dorëheqjen time, por nervozi e mori tatimin e vet. I thash Mlladenit se po ndjej se diçka nuk është në rregull, se imuniteti më kishte rënë, se do të ishte mirë të shkoja te mjeku. Më në fund ishte koha të them stop edhe garës me kohën dhe seriozisht t’i përkushtohem zgjerimit të familjes. Kështu edhe veprova, ndërsa kontrollin e zakonshëm gjinekologjik te dr. Sllobodan Llazarevski u shndërrua në jo aq të zakonshëm”.

Kurrë deri në atë kontroll nuk është ballafaquar me çfarëdo problemi serioz gjinekologjik, por kësaj radhe në pap test kishte rezultat HPV – Cin 3. Urgjentisht ishte caktuar biopsia dhe ajo tregoi “kancer insitu”, të cilin mjeku Llazarevski e ka hequr tërësisht me konizim me laser. Ekspertiza e tij dhe heqja e precize e pjesës minimale prej qafës së mitrës i ka lënë gjasa Brankës që të mund të shpresojë për mëmësi.

“Rrëfimi im për mëmësinë, edhe pse i koklavitur dhe plot me sfida, momente stresi dhe frikë, në bazë është shumë i bukur dhe i lumtur. Njoh gra të cilat bëjnë beteja edhe mbi dhjetë vjet, asht që do të ishte mëkat që të ankohem. Te unë do gjë ndodhi shumë shpejt.”

Pengesë e re në rrugën deri te fëmija

Pasi që e ka kaluar pengesën e parë serioze shëndetësore, Mlladeni i ka thënë se tani absolutisht asgjë nuk është e rëndësishme, por vetëm shëndeti i saj. Ai do ta dashurojë edhe po të mos kenë sukses të kenë fëmijë. Këtë dashuri të pakushtëzuar dhe mbështetjen e pa rezervë, Branka e konsideronte si të rëndësishme në gjithçka që do të ndodhte më tej. Duke marrë parasysh modhën dhe gjendjen e Brankës (atëherë 39 vjeçare), por edhe të Mlladenit (49 vjeçar), dr. Llazarevski u rekomandoi që menjëherë të fillojnë me përgatitjet për in vitro. Testet treguan se edhe bashkëshorti, i cili është prej Beogradit, i ka kaluar bombardimet e stresuara dhe të dëmshme në vitin 1999, është në gjendje shumë të keqe me materialin spermatik. Kjo ishte befasi shumë e madhe duke marrë parasysh se ai tashmë ka pasur djalë 19 vjeçar nga martesa e parë dhe ka pritur se të paktën te ai çdo gjë do të jetë në rregull. Urologu, dr. Aleksandar Mickovski, e ka operuar, gjatë së cilës është përpjekur drejtpërdrejt nga indi t’ia nxjerrë ekzemplarin më cilësor të spermës dhe ta rritë përqindjen e gjasave për të mbetur shtatzënë Branka, por edhe këtu rezultati ishte shumë pak inkurajues. Kjo nuk ua ka prishur disponimin bashkëshortëve, e kështu çdo vështirësie i kanë prirë me mendim pozitiv dhe shaka.
“Mjeku Mickovski ishte i habitur prej shakave tona në kurrizin e tyre dhe thoshte se te ai në ordinancë shpesh sheh lot dhe dëgjon britma, e jo shakaja. Veçanërisht ishte i habitur kur do shihte se seriozisht e mendojmë atë për të cilën bënin shkaka. Nuk do të harroj si na shihte kur thamë ‘epo mirë de, nëse nuk arrijmë të kemi fëmijë të përbashkët, do të përpiqemi me donator nga banka skandinave e spermës, të cilën e përdor spitali dhe tamam do të kemi trashëgimtar biond, i cili do t’i ketë sytë e mi të kaltër’” – përkujtohet Branka. “Po nëse edhe kjo nuk ka sukses, sigurisht do ta bëjmë të lumtur ndonjë fëmijë të lënë, i cili është i mallëngjyer pas dashurisë prindërore”.

E përgatitur për betejën e fundit

Pastaj çdo gjë ndodhi me të shpejtë. Përvoja me cinin, edhe pse negativ, ndikoi mirë në procesin që vijoi. Branka ishte e lumtur që është e shëndetshme dhe kjo i jepte motiv për betejën e ardhshme, dhe në të njëjtën kohë ishte edhe e gatshme për dëshpërimin e mundshëm. Me qafën e mitrës të shkurtuar, me endometriozë në njërën vezore, me moshë të kaluar (edhe të sajën edhe të Mlladenit), me material të dobët të spermës, gjasat për mbarsje ishin shumë të vogla, por besimi dhe disponimi ishte i madh.

“Dr. Llazarevski na këshilloi menjëherë të fillojmë me in vitro. Financiarisht nuk ishim të gatshëm, por unë vendosa të filloj me injektimet hormonale, e kështu të gjendemi disi. Dhe kështu ndodhi. Kuptuam se nuk do të kemi mundësi t’i shtymë të gjitha formalitetet me Fondin për shëndetësi për procedurë pa pagesë, e këtu hyri me vrap ndihma jo vetjake e të afërmve de banka për kreditim. E dinim se kurdoherë do t’i bëjmë dhe do t’i kthejmë të hollat e huazuara. Kështu të papërgatitur dhe me të gjitha aspektet negative të cilat na shoqëronin dhe numri i vogël i folikuleve të nxjerra dhe qelizat vezë të fekonduara, unë mbeta shtatzënë në përpjekjen e parë. Besoni ose jo, pikërisht në 18 janar, në ditëlindjen time të 39-të (diçka që nuk mund të planifikohet) mi kthyen qelizat vezë të fekonduara në mitër. Unë solla një ëmbëlsirë, ndërsa dr. Llazarevski më gostiti me dhuratën më të bukur në jetën time, me Markon”.

Çdo etapë e shtatzënisë ishte sfidë e re, pengesë e re për kërcim

“Mezi e prita ditën të pesëmbëdhjetë dhe rezultatin prej testit të shtatzënisë. Gjithë jetën do ta mbaj mend këtë skenë me Natasha Çokrevska-Zografska, të mrekullueshëm, të cilën e takova në korridor dhe e cila më tha se ajo personalisht do të vijë për rezultatin dhe personalisht do të ma dorëzoje. Shkoi me buzëqeshje, me buzëqeshje u kthye. Gëzimi nuk kishte fund. Por, pastaj vijuan shumë pritje, shumë frika dhe gëzime, shumë kontrolle dhe pyetje të mërzitshme nga ana ime, të tipit: A jeni të sigurt se çdo gjë është në rregull? Por, nga ana tjetër, krahas kësaj brengosje çuditesha prej ku vinte i gjithë ajo trimëri. Gjithë jetën para kësaj kur shkoja për t’u shpuar për analizë të thjeshtë gjaku u thosha motrave që të më përgatisin krevat që të shtrihem sepse prej frikës kisha ndjenjën se do të alivanosem, e kur filloi rrëfimi me in vitro fillova vetë të shpohem, të mos e kem gajlen prej kanileve, anestezive, dhimbjeve. Kjo është ajo energji frymëzuese të cilën e kanë gratë, por edhe përkushtim për realizimin e ëndrrës të quajtur mëmësi. Nuk e besoja edhe se de to jem aq e disiplinuar dhe se pa u ankuar do ta ndjek çdo këshillë të mjekut Llazarevski, se unë, e cila nuk ndalej edhe kur flinte, tani do të pushoj dhe çdo gjë do të lë në plan të dytë. Por, kjo është mënyra – disiplinë, durim, qetësi, mbështetje prej më të afërmve, besim te mjeku, ide e mirë, dhe kuptohet muzikë. Më mbajnë mend edhe motrat medicinale se edhe kur isha e hospitalizuar, vazhdimisht afër meje ishte laptopi i vogël, ku gjatë tërë kohës luante Bahu, Mocarti, Kit Xheret, Jan Garbarek, ndërsa ata të shtëpisë e dinë se me Novak Gjokoviqin paralelisht i radhitnim sukseset – unë bëja tifo në fitoret e tija, ndërsa ai mua në plotësimin e kohës me fat derisa isha e shtrirë para televizorit. Prandaj të gjitha nënave të ardhshme me shtatzëni patologjike do t’u kisha rekomanduar në atë periudhë ta bëjnë atë që më së shumti i bën të lumtura, i qetëson, që u bën kënaqësi. Po, të merremi vesh, jeta di të jetë e pamëshirshme dhe të na përgatisë gjëra të bukura, si ajo kur nëna ime duhej të shkojë në operacion të rëndë, pikërisht në muaji e dytë më kritik të shtatzënisë sime ose kur para fundit, Mlladenit i vdiq kushëriri shumë i afërt, të cilin e kishte si vëlla. Neve na mbetet t’i gjejmë mekanizmat më të mira që t’i kalojmë të gjitha problemet. Recetë universale nuk ekziston, por këshillat dhe ndarjet e përvojave janë me dobi të madhe. Mu për këtë edhe unë e tregoj këtë rrëfim. E di që duku atje ndoshta ndonjë grua do ta lexojë këtë intervistë time dhe do të fitoje një mbështetje morale, që të dale në fund me luftën me sterilitetin, por edhe të mos jetë e pikëlluar dhe ta dije se është po aq e vyeshme edhe nëse nuk arrin sukses, do të inkurajohet të fole për problemin e saj, do të fitojë elan që të ndërmarre diçka në dobi të saj dhe më në fund do të thotë ‘nuk jam e vetmja me probleme’. Unë u jam e falënderuar të gjithëve për do këshillë dhe për ndarjen e përvojave. Kjo është e paçmueshme. Prandaj jam e çuditur që tema in vitro akoma është temë e panjohur te ne. Njerëzit heshtin, frikësohen të kërkojnë ndihmë. Institucionet bombardojnë me fushata konzervative në vend që haptazi të japin këshilla edukative, ballafaqimi me problemet dhe parandalimi i të njëjtave, t’ua tregojë të gjitha mundësitë për mjekim, t’i informojë se edhe në vend kemi ekspertë botëror si mjeku Llazarevski. Shteti çdo gruaje duhet t’ia bëjë jetën më të lehtë – edhe atyre që kanë vendosur të jenë amvise edhe atyre që çdo ditë luftojnë që t’i balancojnë të gjitha këto opsione. Ndërsa ne, kur jemi personalitete të njohura duhet të jemi përgjegjës në shoqëri. Kjo më duket është obligimi ynë. Jo egoizmi në ndarjen e përvojave tona të jetës dikujt mund t’i jetë me rëndësi vitale. Heshtja gjithmonë nuk është flori”.

Edhe krahas problemeve, Branka tha se megjithatë shtatzënia e saj ka qenë e bukur, ndërsa për ndjenjën e tillë para së gjithash janë kujdesur më të afërmit. Thotë se fjala është për një projekt jetësor mjaft të suksesshëm, tejet i sinkronizuar, në të cilin është investuar angazhim i madh mjekësor dhe familjar.

[widgetkit id=57]

“Kuptova sa e rëndësishme është mbështetja, e kjo vinte prej Mlladenit, prindërve të mi, motrës sime, dhëndrit tim, mbesës sime, prej Telmës sime. Unë, përveç se deri në tualet dhe për kontroll, nuk ngrihesha nga shtrati 8 muaj të tërë, njëri gatuante për mua dhe më shërbente, tjetri ma vazhdonte pushimin mjekësor dhe rrinte ‘gatitu’ nëse duhej të më çonte në spital, i treti pyeste çfarë duhej të bëj tash. Kur Mlladeni udhëtonte, njëri nga prindërit e mi flinte te unë, ndërsa nipi im (atëherë pesëvjeçar) gjatë çdo vizite i këndonte foshnjës në bark. Si e rritur dhe shtatzëne problematike vazhdimisht shkoja në kontrolle dhe testime. Në muajin e dytë të shtatzënisë kisha gjakderdhje pa pushim, ndërsa muajt e fundit kisha kontraktime të përhershme, e pothuaj çdo javë përfundoja në repartin urgjent. Prej vetë fillimit të shtatzënisë dr. Llazarevski tha se djali im do të jetë i gjatë si babai i tij, ndërsa unë me trupin tim të vogël dhe qafën e shkurtuar të mitrës duhet të pres se nuk do ta kaloj shtatzëninë deri në fund. Kështu edhe ndodhi, por gjithçka ishte mirë sepse profesionalizmi i mjekut nuk lejoi që të ketë momente të papritura. Me kohë e bëri serklazhin, me kohë më dërgoi për të gjitha kontrollet e nevojshme, mu bë amniocinteza, më dhanë injeksione për pjekje të shpejtë të mushkërive të foshnjës, më bënë eho tredimensionale, u caktua momenti i vërtetë për lindje dhe lindi Markoja. Kuptohet se nuk mund të parashihej gjithçka, e kështu ditën kur dr. Llazarevski shkonte për pushime, kontraktimet ishin të padurueshme dhe nuk guxohej të pritet më. Unë isha e brengosur, ai ishte i brengosur, ma nxori serklazhin dhe më dorëzoi për monitorim te mjeku me përvojë, Jovkovski, i cili m dha mbështetje morale që të luftoj për një orë më shumë, që t’i jap gjasa dozës së dytë të injeksioneve për maturim të mushkërive të Markos. Kur erdhi momenti që nuk mund të pritej më, dr. Jovkovski më dorëzoi te mjeku i mrekullueshëm Jovan Kostadinov, i cili e bëri prerjen cezariane. Kështu, më 26 gusht 2011, 15 minuta para orës 18 lindi Markoja, gjashtë javë më herët, por me notë të madhe dhe i rrethuar me gëzim dhe lumturi prej të gjitha anëve.”

Markoja lindi me peshë trupore prej 2 kilogram dhe 600 gram, ndërsa Branka fitoi në peshë vetëm 4 kilogram. Sot ai ka katër vjet dhe është heroi kryesor në rrëfimin e mamasë dhe babit. Thonë se është kopje e babit, por i ka marrë vrimat në faqet e nënës. Por tërë inatin, kokëfortësinë, dashamirësinë dhe muzikalitetin i ka marrë prej të dyve dhe i ka dyfishuar. Ata të dy i janë dhënë njëlloj rritjes së tij, por me mbështetje të fuqishme prej më të afërmve. Prej para do kohe shkon edhe në çerdhe që më lehtë ta sjellin në jetën reale, që për fat të keq ai nuk do të jetë në qendrën e vetme të botës. Kuptohet, për ata gjithmonë do të mbetet ai. Thonë se i dëshirojë të jetë i shëndoshë, njeri i ndeshëm, i mirë dhe i kënaqur, por a do të bëhet muzikant ose diçka tjetër, nuk është aq e rëndësishme.

E fitova Markon në mitrën time mu në ditëlindjen time. Ai embrion, sot fëmijë katërvjeçar, është dhurata ime më e bukur për ditëlindje.