fbpx

REGJISTRIM I SHPEJTË DHE PRECIZ ME NJË DOZË TË ULUR TË RREZATIMIT DERI NË 80%, “ACIBADEM SISTINA” INVESTOI NË GJENERATËN MË TË RE TË TOMOGRAFIT KOMPJUTERIK

01.09.2022

Cilësia e imazhit me rezolutë të lartë, koha më e shkurtër e regjistrimit, doza ultra e ulët e rrezatimit, sasia më e vogël e kontrastit, mundësia e vetme për t’u regjistruar foshnjat prej moshës më të vogël, imazhe precize edhe te pacientët obezë janë vetëm disa nga avantazhet që i ofron aparati i ri për tomografi kompjuterike, Revolution Apex CT. Përparësitë e shumta të aparatit CT kanë të bëjnë me sistemin unik të integruar TrueFidelity që përdor inteligjencën artificiale për të përpunuar imazhin me rezolutë të lartë duke përdorur doza minimale të rrezatimit. Me këtë investim në vlerë prej 1,600,000 euro, Spitali klinik “Acibadem Sistina” është i vetmi spital në rajon që posedon aparatin Revolution Apex CT 512-Slices, zbulimi më i fundit mjekësor në sferën e diagnostikimit nga prodhuesi më i madh në botë të pajisjeve mjekësore, GE Healthcare.

FB x
FB x

“Diagnostikimi i shpejtë dhe i saktë i sëmundjeve ka rol kryesor në trajtimin e suksesshëm, veçanërisht në rastet e sëmundjeve malinje dhe kardiovaskulare, ku është e rëndësishme të regjistrohen në një fazë të hershme për t’u intervenuar menjëherë. Jam krenar dhe mund të them se me investimin më të fundit posedojmë një aparat të fuqishëm që ofron shumë avantazhe jo vetëm për pacientët, por edhe për ne si diagnostikues. Aparati Revolution Apex CT 512-Slices ka teknologji që përshtatet në kategoritë e ndryshme të pacientëve, redukton përgatitjen përpara regjistrimit dhe është jashtëzakonisht i shpejtë. Tani, nuk ka pothuajse asnjë kufizim te pacientët për të bërë një regjistrim në një tomograf kompjuterik. Mund të regjistrohen pacientë me sëmundje të zemrës dhe ritëm të çrregulluar të zemrës, pacientë me dobësi të veshkave, pacientë obezë, fëmijë të vegjël. Atë që duhet ta theksojmë është shumë e rëndësishme, pacientët marrin deri në 80% dozë më të ulët të rrezatimit në krahasim me aparatet e mëparshme, sasi më të ulët të kontrastit dhe anestezionit. Nga përvoja e deritanishme mund të them se tomografi i ri i kompjuterik është një revolucion i vërtetë në mjekësinë diagnostike dhe intervente“, thotë Prof. Zoran Trajkovski, shef i Departamentit të Radiologjisë diagnostike dhe intervente.

Diagnoza e shpejtë te sëmundjet në zemër dhe enët e gjakut

Me tomografin kompjuterik Revolution Apex CT 512-Slices për 3 sekonda merrni një pasqyrë të plotë të të gjithë zemrës, ndërsa mund të regjistrohen edhe pacientët me ritëm të çrregulluar të zemrës. Aparati bën imazhe në një rezolucion jashtëzakonisht të mirë edhe të enëve të kalcifikaura të gjakut, pllakave dhe stenteve. Tomografi i ri kompjuterik mundëson një pasqyrë të shpejtë dhe të detajuar për shumë gjendje specifike që kërkojnë trajtim të menjëhershëm. Softueri unik përdoret edhe për planifikimin e ndërhyrjeve të enëve të mëdha të gjakut siç është procedura TAVI me një sasi të ulët të kontrastit dhe me cilësi të lartë edhe te pacientët që kanë funksion të çrregulluar të veshkave. 

Kontroll gjatë kryerjes së procedurave radiologjike komplekse intervente

Revolution Apex CT 512-Slices posedon një sistem për monitorim të drejtpërdrejtë të pacientit gjatë kryerjes së procedurave radiologjike komplekse intervente dhe ofron mundësi që radiologët drejtpërdrejt të punojnë me aparatin pa nevojë që të shkojnë në dhomën kontrolluese duke përshpejtuar punën dhe duke ulur kohën e intervenimit.

 Regjistrimi i gjithë trupi për më pak se një minutë

Aparati i fuqishëm Revolution Apex CT 512-Slices mundëson regjistrim të shpejtë dhe të sigurt të të gjithë sistemeve menjëherë. Përdorimi i tij është shumë i rëndësishëm te pacientët me politrauma, si dhe gjatë skriningut spektral të eshtrave për vizualizim të ënjtjeve në eshtrat. Me tomografin e ri kompjuterlik, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” plotësoi Qendrën imazherike për diagnostikim edhe me një aparat të fuqishëm diagnostikues. Me këtë hap pionier edhe një herë Spitali Klinik “Acibadem Sistina” dëshmoi përkushtimin e tij për të vazhduar me investimin në teknologjitë më të fundit mjekësore me qëllim për t’u mundësuar kujdesin më të mirë dhe më të sigurt të për pacientët e tij.