fbpx

Dr. Zoran Krstanoski, pjesë e ekipit urologjik të “Acibadem Sistina”

22.08.2022

Me kënaqësi ju njoftojmë se Dr. Zoran Krstanoski është pjesë e ekipit urologjik të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”. Dr. Krstanoski është njëri nga urologët më me përvojë në Evropën Juglindore në fushën e uroonkologjisë laparoskopike, urologjisë rikonstruktive laparoskopike, trajtimin e gurëve në traktin urinar me metoda minimalisht invazive (PCNL, uretrorenoskopia fleksibile, pielo laparoskopike, nefo, uretolitotomia), trajtimin e hiperplazisë beninje të prostatës (obstrukcioni i urinës për shkak të prostatës së zmadhuar)

Ai është pionier në zbatimin dhe standardizimin e shume metodave të reja minimalisht invazive kirurgjikale në këto rajone të Evropës Juglindore. Shumë urologë nga këto rajone nën mentorimin e tij dhe edukim kanë kryer hapat e para në trajtimin e pacientëve me metoda minimalisht invazive.