fbpx

Radenko Bojoviq: Besoj në “Acibadem Sistina”

12.09.2017

Futbollisti i klubit  Pelister, Radenko Bojoviq sot u largua nga spitali klinik “Acibadem Sistina” në të cilin u operua për shkak të lëndimit të ligamentit në pjesën e gjurit. Operacioni u krye nga ekipi i cili ishte i drejtuar nga Dr. Mihajllo Ivanovski, traumatolog.

“Kjo është një nga lëndimet më të shpeshta që përjetojnë sportistët profesional. Fatmirësisht, në rastin e Radenkos gjithçka shkoi në mënyrën e duhur, duke filluar nga momenti i pranimit në spital deri në përfundimin e operacionit. Pas operacionit, në stacionarin e kirurgjisë, me të punuan edhe fizioterapistët. Tani vijon periudha e rehabilitimit, dhe ngadalë do të mund të rikthehet në terren” – shprehet Dr. Mihajllo Ivanovski.

Si sportist profesional , Radenko Bojoviq  deri tani ka patur disa herë experiencë me ekipin e spitalit “Acibadem Sistina” në të cilin ai kryen të gjitha kontrollet preventive, trajtimet dhe terapitë fizikale. 

Në “Acibadem Sistina” vij prej kohësh, madje edhe kur isha pjesë e klubit tjetër. Për çfarë do lloj problem konsultohem me ekipin e mjekëve këtu, veçanërisht me Dr. Ivanovskin, me të cilin kemi një bashkëpunim të përkryer.  Pas operacionit i cili ishte i suksesshëm, do të jap gjithçka nga vetja për tu rikthyer në përgatitjet e ndeshjes së ardhshme”, – shprehet Bojoviq.