fbpx

Seminar edukativ me temë “Rehabilitimi në neurologji”

23.08.2017

Spitali klinik “Acibadem Sistina”dhe Shoqata e fizioterapistëve të Republikës së Maqedonisë me datë 16 shtator organizojnë një seminar edukativ njëditorë për fizioterapistë. Tema e seminarit është “Rehabilitimi në neurologji”. Seminari do të mbahet në amfiteatrin e spitalit. Në këtë ngjarje edukative parashikohen prezantime ekspertësh të mjekëve të njohur në këtë fushë, si dhe një pjesë e fizioterapistëve nga spitali klinik “Acibadem Sistina”.

Për të regjistruar pjesëmarrjen tuaj dërgoni email në: secretary@fizioterapevt.org.mk 
Afati i regjistrimit është deri me datë 12 shtator. 
Ju mirëpresim!