fbpx

Prof. Dr. Nikoliq me një intervenim të suksesshëm ktheu profesorin Orovçanec në malet

12.06.2020

Prof. Dr. Nikolla Orovçanec 70 vjeç, një epidemiolog në pension i cili për një kohë të gjatë ka qenë profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. I dashuruar në malet, çdo hap në mal është një impuls për atë, tanimë me një jetë të re, me një shpresë të re pas kryerjes së operacionit në zemër në “Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Ndihet mirë falë ekipit të specialistëve kardiokirurgë nga “Acibadem Sistina” në krye me Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq. Për mjekun ka mësuar para një kohe, por ka ditur se do t’i ndihmojë kur në revistën e spitalit ka lexuar një rrëfim për një problem të ngjashëm si problemi i tij, por i zgjidhur me sukses në “Acibadem Sistina”.

orovcanec

Pas tre ditëve nga operacioni e lëshoi spitalin

“Ishte një rrëfim i suksesshëm për një qytetar të Malit të Zi që ishte trajtuar këtu nga ana e Dr. Aleksandar Nikoliq, fillon rrëfimin e tij Dr. Orovçanec. Problemi i tij fillon në moshën 14 vjeç. Ka pasur recidiv me infeksion bakterial që sulmon zemrën, u krye një stenozë në valvulën e zemrës dhe ishte e nevojshme të mos merret me aktivitet fizik. Ai nuk e ka bërë këtë, ka vazhduar të merret me futboll dhe basketboll edhe pse kishte probleme në zemrë. Më vonë ka filluar edhe të ngjitet në mal, një dashuri që zgjat ende ndërsa gjatë viteve u rrit ende më shumë.  Hera e fundit kur ishte ngjitur në Vodno, një javë para se të vijë te Prof. Dr. Nikoliq ai ka humbur vetëdijen. I inkurajuar nga përvojat pozitive, nuk kishte dyshime për suksesin, tani është shumë i lumtur. “Mbeta pa vetëdije për 15 sekonda. U ktheva me teleferik, jo me këmbë dhe menjëherë shkova ta kryejë kontrollin kardiologjik. Erdha te Prof. Dr. Nikoliq dhe kemi biseduar mirë. Profesori më tha se duhet të vendoset një valvulë mekanike. U morëm vesh dhe me propozim të Dr. Nikoliq kam kryer koronarografinë te mjeku Zharko Hristovski. Prof. Dr. Nikoliq më ka opeuar më 7 tetor. Në ditën e tretë të operacionit u çova dhe kam bërë dy hapa. Pas 6 ditëve fillova të lëvizem dhe më lëshuan në shtëpi”, rrëfen Dr. Orovçanec. Pas operacionit, u shërua shpejt. Çdo ditë u ndje mirë dhe ka dalë në shëtitje me qenin e tij për një orë. Nuk ka qenë i lodhur. “Para operacionit kur e pyeta mjekun më tha se duhet të pres një muaj. Por unë u shërova shpejt. Pas katër muajve mund të them se ndihem shumë mirë”, thotë Dr. Orovçanec.

Pas intervenimit u kthye në malet

Përveç gjendjes së mirë, atij i kanë munguar malet, sporti. Ka pasur një dilemë vetëm për valvulën, a do t’i shërbejë gjatë aktiviteteve fizike. Prof. Dr. Nikoliq konsideroi se profesori është i shëndoshë për të vazhduar me aktivitetet fizike edhe pas operacionit. “Në malet ngjitem për 36 vite. Kam ecur nga 3.000 metra pa asnjë problem dhe prapë e bëj të njëjtën. S’ka nevojë për promovim as fjalë kjo është  falë Prof. Dr. Nikoliq, veprat e tij flasin për atë. Ai është një virtuoz. Pas operacionit nuk ndihem i lodhur. U shëtitëm me qenin, kam forcë dhe kënaqem”, tha Dr. Orvçanec. Shton se ka takuar shumë profesionalistë në “Acibadem Sistina”, secili në fushën e tij.

orovcanec

Prof. Dr. Nikoliq  është i kënaqur

Gjithmonë pas çdo operacioni të ri ndihet i kënaqur. Ai thotë se profesori Orovçanec kishte diagnozë -stenozë në valvulën e aortës, bëhet fjalë për një sëmundje të shpeshtë te personat më të moshuar. “Pas diagnozës, biseduam për mundësitë, biseduam për metodën e zëvendësimit të valvulës native me një biologjike që zbatohet te pacientër më të moshuar. Profesori është në kondicion të mirë, prandaj vendosëm për këtë metodë, dmth. zëvendësim me valvulë mekanike.   Intervenimi kryhet për 3 orë dhe e kemi kryer sipas metodës klasike, pra kemi hapur kraharorin. Kemi hequr kalcifikatet nga valuvlat e aortës dhe tërësisht zëvendësuam valvulën”, tha Prof. Dr. Nikoliq. Tha se para profesorit Orovçanec janë shumë vite dhe ai lirisht mund të merret me hobin e tij. “Lirisht ai mund të ngjitet në male, por nuk mendoj për Himalajet”, shton Prof. Dr. Nikoliq.