fbpx

PAS 16 VITEVE LUFTË ME STERILITET, SOT JANË PRINDËR KRENARË TË VOGËLUSHIT TRAJÇE

29.05.2020

Lufta me sterilitetin kurrë nuk është e thjeshtë, por besimi në mjekun është i madh, dëshira për të pasur një fëmijë paraqet një imperativ, atëherë mosha nuk paraqet pengesë. Dëshmi për këtë është çifti Llazovi, Biljana dhe Borçe që për 16 vite kishin vetëm një dëshirë, të bëhen prindër. Sot tregojnë se kanë gëzimin e tyre më të madh në jetë, kanë vogëlushin Trajçe, që çdo ditë i kujton se jeta është e bukur!

DIAGNOZA: STERILITET DHE EKZAMINIMET E PANUMËRTA

“Luftën me sterilitetin filluam në vitin 2002 në spitalin e atëhershëm privat “Mala Bogorodica- Sistina”, kur për herë të parë u takuam me Dr. Sllobodan Llazarevskin, i cili na mbështeti dhe na premtoi se së bashku me të do ta fitojmë luftën dhe do të bëhemi prindër. Që nga ai momenti, dëshira që të realizohem si nënë u bë aq e madhe, isha pa durim duke dashur së shpejti ta prekë atë qenie të vogël dhe ta përqafoj. Filluam me ekzaminimet e panumërta duke i bërë me një entuziazëm të madh dhe menduam se pas përfundimit të tyre do ta fitojmë beben e shumëpritur. Por me ekzaminimet filluan edhe sfidat. Ecëm nëpër një rrugë sfiduese pa fund”, thotë Biljana për fillimet e luftës së tyre të gjatë.

lazarevski

PJESA MË E VËSHTIRË GJATË PROCESIT IN VITRO ISHTE DITA KUR DUHEJ TA BËJ TESTIN E SHTATZËNISË

Në fillim të vitit 2003 kemi bërë in vitron e parë. Isha e sigurt se kemi përfunduar detyrën më të madhe, duke mos ditur se jam vetëm në fillimin e një lufte të madhe. Erdhi edhe testi i parë negativ, por të jem e sinqertë nuk më ka thyer aq shumë sepse ishim në fillim dhe mendova se duhet të provohet disa herë për të marrë rezultatin e pritur. Vendosa se nuk do të hiqem dorë, ende kisha dëshirën të bëhem nënë. Menjëherë pas in vitros së parë për 6 muaj kemi bërë in vitron e dytë, për të cilën kisha shpresë se do të përfundojë me sukses. Kemi bërë edhe testin e shtatzënisë, por doli negativ. Mbeta e thyer dhe e pafuqishme. Kjo periudhë është e vështirë për një çift, veçanërisht për gruan, e cila kalon nëpër një periudhë shumë të rëndë, jo vetëm për shkak të rezultatit negativ por edhe për shkak të marrjes së hormoneve që në mënyrë shtesë vështirësojnë situatën e rëndë. Të thyer si zogj pa krah dhe pa shpresë dhe të dëshpëruar morëm vendim se vazhdojmë më tutje dhe se Zoti do të na shpërblejë” thotë Biljana. Pas disa dështimeve, Biljana dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur të bëjnë një pauzë pak më të gjatë deri në procesin e ardhshëm të in vitros, për t’u relaksuar në mënyrë psikike dhe të përkushtohen realizimit të planeve të tjera në jetë, por siç thotë Biljana, me këtë vetëm shtyp trishtimin më thellë në vetën, ndërsa në shpirt dëshira për t’u bërë nënë  bëhet akoma më e madhe.

“Në çdo kënd ku kthehesha, sytë më kanë mbetur gjithmonë te fëmijët e vegjël, në sytë e tyre të vegjël, në duart e tyre të vogla me të cilat i kanë përqafuar nënat e tyre. Doja edhe unë sa më shpejt ta ndiej atë përqafim të ngrohtë të fëmijës . Gjatë këtyre momenteve të vështira i thashë vetes se duhet të jem e fortë dhe këmbëngulëse dhe se një ditë edhe unë do të jem nënë”, thotë Biljana me shumë emocione.

DR.LLAZAREVSKI ISHTE MBËSHTETJA IME MË E MADHE

Përveç dëshirës së saj të madhe dhe këmbënguljes, për vullnetin e fortë të Biljanas gjatë këtyre viteve miratues mjeku më i mirë, profesionisti më i mirë Dr. Sllobodan Llazarevski, siç thotë ajo,  i cili edhe pse dinte për pengesën serioze për të ngelë shtatzënë kurrë nuk u dorëzua në realizimin e ëndrrës së tyre.

“Dr. Llazarevski nuk u dorëzua nga lufta, nga fillimi kishte qëndrim pozitiv dhe fjalët e tij ishin: “Do të kemi sukses, patjetër duhet të kemi sukses”! Edhe pse ai dinte për rastin tim, kurrë nuk lejoi të më ndikojë, nuk lejoi vitet e kaluara duke pritur të bëjnë të pafuqishme”, thotë Biljana.

sardzovski

KAM DITUR SE DO TË KEMI SUKSES, NË VITIN 2018 I PASHË TË DY LINJAT MË TË BUKURA NË TESTIN E SHTATZËNISË

Pas një sërë ekzaminimeve dhe trajtimeve, në vitin 2018 në maj përsëri kemi bërë tentim për fekondim, por tani në spitalin më të madh dhe më bashkëkohor “Acibadem Sistina”. U ndihesha në mënyrë të këndshme dhe të sigurt. Kam ditur se do të kemi sukses, ishta më e relaksuar, me mbështetje të plotë nga ekipi i Dr. Llazarevskit. Të gjihtë ishim të sigurt,  Dr. Llazarevski dhe ekipi i tij i përdorën metodat më bashkëkohore. Kur përfundoi transferi i embrioneve, fjalët e Dr. Llazarevskit ishin: “Tani edhe Zoti të jetë së bashku me ne për të arritur sukses”. Në fytyrat e Bobanit dhe Anetës, ekipit më të mirë të embriologëve pashë buzëqeshje. Sikur të lexova në fytyrat e tyre se kemi përfunduar, se kemi kryer detyrën më të madhe. Kaluam shumë, prandaj tani ishim me shpresë të madhe, thashë vetës edhe të mos kem sukses, do të tentohem përsëri, nuk hiqem dorë. Kështu u morëm vesh me mjekun dhe ekipin të tij. Pas 15 ditëve kur për herë të parë pashë të dy linjat më të bukura në testin e shtatzënisë nuk i besova vetës as nuk u gëzova sepse isha e frikësuar se diçka mund të më ndodhet.

DR. GORDANA PETROVSKA, MJEKJA MË E MIRË ISHTE PËRGJEGJËSE PËR ZHVILLIMIN E SHTATZËNISË

“Kam pritur për këtë shtatzëni për kaq shumë kohë dhe për të qenë të sigurt dhe të qetë vendosa për shtatzëninë të kujdeset Dr.Gordana Petrovska, e cila ishte gjithmonë pozitive dhe e buzëqeshur, diçka për të cilën kisha më shumë nevojë gjithë shtatzënisë – të jem e qetë, e relaksuar dhe e sigurt se gjithçka do të përfundojë mirë. Pas një periudhe kaq të vështirë, është normale të ndihet frikë, frikë nga humbja e asaj për të cilën keni luftuar aq shumë.  Si u zhvillua fryti brenda në mitrën time ashtu u rrit dëshira sa më shpejt të takohemi me diellin tonë. Kur erdhi koha për procesin e lindjes, isha e frikësuar dhe në ngërç. Por duke parë buzëqeshjet në fytyrat e mjekëve Dr. Gordana Petrovska dhe Dr. Boban Sarxhovski u qetësova. Kam ditur se jam në duart e një ekipi të lartë profesional të mjekëve që nuk bëjnë gabime. Duke qenë në ngërç, e frikësuar,  duke menduar të mos i ndodhet diçka bebes sime, sepse nuk kisha më fuqi për tentime të tjera, e dëgjova qarjen e bebes dhe për herë të parë kam prekur fytyrën e bebes së vogël. Atëherë duke ndjerë ngrohtësinë e fytyrës së bebes, kuptova se përfunduam luftën e gjatë. Falënderoj Zotin”, rrëfen Biljana

petrovska

TRAJÇE ËSHTË DJALË I SHËNDOSH DHE I FORTË, DR. STANKA GJITHMONË ËSHTË KËTU PËR NE

Dr. Stanka Tançeva është mjekja jonë, e cila edhe sot bujarisht kujdeset për rritjen dhe zhvillimin e Trajçes. Si nënë kam milionë pyetje, ndërsa ajo gjithmonë ma jep përgjigjet. Fjalë për fjalë, në çdo kohë ajo është këtu për ne, me këshillat e vërteta për zgjidhjen e çdo situate. .

BILJANA BESOI FORT NË SUKSESIN DHE AI U NDODH

Në përvojën e deritanishme Dr. Sllobodan Llazarevski ka arritur ta realizojë ëndrrën e mijëra familjeve. Shumë çifte kanë pasur sukses menjëherë, por disa, për fat të keq kanë kaluar rrugën më të vështirë për të pasur sukses. Ato janë sfida më e madje për Dr. Llazarevskin, i cili thotë se është krenar dhe i lumtur sepse justifikoi besimin e fortë që Biljana kishe ndaj tij dhe ekipit.

stanka

“Besimi në një mjek është faktori i rëndësishëm për sukses, normalisht aty ku ekzistojnë shanset të japim gjithçka që dimë për të ngelë shtatzënë.  Prandaj me Biljanën kurrë nuk u hoqëm dorë.  Ajo dhe bashkëshorti i saj kaluan shumë vite në pasiguri, në fillim i kemi bërë të gjitha ekzaminime të mundshme dhe morëm përfundim se fekondimi in vitro është opsioni i vetëm për të ngelë shtatzënë. Edhe pse disa herë dështuam, Biljana kishte aq shumë besim në mua dhe ekipin tim, i ndoqi rekomandimet tona dhe së bashku i tejkaluam dështimet. Këtë dua ta theksoj, se lidhja pacient – mjek në punën tonë është shumë e rëndësishme, gjithashtu momenti psikologjik. Besimi në mjekun, institucionin, ekipin është atë që bën çiftet të mos dorëzohen dhe të shkojnë deri në fund. Pas disa dështimeve, të gjithë u gëzuam për shtatzëninë e Biljanës dhe në fillim ishim me një dozë të frikës, por me çdo kontroll të shtatzënisë vërtetuam se zhvillohet shumë mirë. Sot ajo është nënë e lumtur, ndërsa unë jam i kënaqur kur çdo luftë shumëvjeçare do të përfundojë me përfundim të lumtur”, thotë Dr. Llazarevski.

——–

“Ende nuk mund të besoj se përfunduam golgotën tonë.  Kaluam një vit të mrekullueshëm me Trajçe, një vit plot me shumë dashuri, ngrohtësi, përqafime të shumta dhe shumë buzëqeshje. Kuptova se ia vlen që një njeri të ketë durim pa dallim sa do të zgjasë. Zoti gjithmonë shpërblen durimin. Këtë shpërblim morëm unë dhe bashkëshorti. Sot kur e ndiej ngrohtësinë e përqafimit të sinqertë të fëmijës dhe duke dëgjuar fjalën më të bukur MAMI çdo ditë harroj për të gjitha gjërat që i kemi kaluar dhe me gëzim dhe krenari ecim nëpër jetën e plotësuar dhe të lumtur, duke mbajtur në duart në duart atë për të cilën u luftuam shumë vite”.