fbpx

Në spitalin “Acibadem” në Turqi Dr. Simeonov kreu transplantimin e veshkës, spitali “Acibadem Sistina” është i përgatitur tërësisht për të gjitha intervenimet, por ende e pret licenca

27.05.2020

Dr. Risto Simeonov, kirurgu pediatrik kreu me sukses transplantimin e  veshkës te një pacient me një anomali të lindjes – valvula e uretrës posteriore. Së bashku me Prof. Dr. Hamdi Karakajali në spitalin “Acibadem Ataken” në Stamboll kreu ndërhyrjen. Dy muaj pas transplantimit, pacienti është në gjendje të shkëlqyeshme shëndetësore.

Dr. Simeonov është i vetmi mjek me licencë për transplantim të veshkave tek fëmijët në vend. Në vitin 2009 ka përfunduar edukimin për transplantim të veshkave në Ankara nën mentorimin e Prof. Karakajali, ndërsa deri më tani në Maqedoni ka kryer dhjetë transplantime të veshkave te fëmijët.

 

storija simeonov darko

“Acibadem Sistina” i ka të gjitha burimet e nevojshme për të qenë një qendër për transplantim të veshkave te fëmijët dhe të rriturit

“Spitali Klinik “Acibadem Sistina” i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme, infrastrukturën, pajisjet, kuadrot dhe kushtet për të filluar me kryerjen e transplantimeve të veshkave te fëmijët dhe të rriturit, por ende nuk ka marrë licencë nga Ministria e Shëndetësisë. Spitali është tërësisht i përgatitur për t’i mbikëqyrë këta pacientë prej fillimit, pastaj ta kryejë transplantimin dhe t’i kryejë të gjitha kontrollet e nevojshme. Me hapjen e qendrës së re pediatrike, jam i sigurt se spitali „Acibadem Sistina“ do të jetë i vetmi spital që mund të ofrojë nјë kujdes shëndetësor të këtij lloji”, tha Dr. Simeonov.

Transplantimi i veshkës shpëtoi Darkon nga dializa e përjetshme

Darko Mitkov është i lindur me diagnozën- valvula e uretrës posteriore, një anomali prej lindjes në murin e mbrapsëm të uretrës, para hyrjes së fshikëzës së urinës. Kjo anomali atij i ka shkaktuar vështirësi gjatë urinimit dhe zhvillimin e refluksit sekondar vezikoureteral, prandaj për shkak të shtypjes urina e fshikëzës kthehet përmes ureterëve përsëri në veshkat. Me të gjitha ndërhyrjet dhe përpjekjet, kjo anomali ka shkaktuar dëme të mëdha në veshkat dhe ishte shkaku për shfaqjen e insuficiencës së veshkave prandaj Darko duhej të nënshtrohet  dializës.

“Transplantimi i veshkës ishte zgjidhja e vetme sepse veshkat e tij ishin jofunksionale. Pas lajmit të nënës së tij se ajo do ta dhurojë veshkën, e përgatitëm Darkon për procesin e transplantimin. Kemi kryer ndërhyrjen me prof. Dr Hamdi Karakajli dhe kaloi shumë mirë. Gjatë transplantimit konstatuam se duhet ta heqim edhe veshkën tjetër të Darkos dhe pas kthimit nga Turqia këtu në “Acibadem Sistina” e hoqëm. Tani pacienti funksionon me veshkën e dhuruar nga nëna e tij. Vjen për kontrolle të rregullt, sipas analizave laboratorike përcaktojmë terapinë imunosupresive. Me kryerjen e kontrolleve të rregullta dhe disiplinë, Darko mund të ketë një jetë tërësisht normale, “tha Dr.Simeonov.

storija simeonov darko

Darko skajshmërish falënderon mjekun Dr. Simeonov

Që nga lindja dhe diagnostikimi i anomalisë Darko Mitkov është pacient i doktorit Simeonov. Ai thotë se mjeku ishte përkrahja e tij më e madhe.

“Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë Dr. Riste Simeonov. Ai ishte pranë meje në momentet më të vështira, më dha një shpresë të madhe për një të ardhme më të mirë. Dr. Simeonov është njeri me një zemër të madhe dhe mirësi, kur je me të nuk mendon për sëmundjen për shkak të energjisë së tij pozitive, shpirtit të tij të gëzuar dhe buzëqeshjes. Njeri i mrekullueshëm plot me njohuri, përvojë dhe mirësi. Ende ka shumë për të shkruar për të, thjesht ju falënderoj, doktor im”, Darko foli me shumë emocione për mjekun e tij, për heroin e tij.