fbpx

Njoftim për parking

07.11.2020

Të nderuar pacientë,

Me qëllim që të lehtësohet qasja juaj deri në spital dhe për ta rritur sigurinë, duke filluar më 7 nëntori 2020 në kuadër të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” do të fillojë rregullimi i hapësirës së parkimit.

Parkimi është falas për të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve në spital, si dhe për vizitorët e pacientëve. Gjatë hyrjes në spital, shfrytëzuesi duhet ta marrë kartelën me barkod prej terminalit, të cilën gjatë pagesës në spital ose pas përfundimit me vizitën e pacientit duhet ta dekodojë në sportelet tona. Para largimit nga parkingu, shfrytëzuesi është i detyruar ta fusë biletën me barkod në terminalin.

Shfrytëzuesi i shërbimit është i detyruar ta ruajë biletën me barkod deri në fundin e kohëzgjatjes së parkimit.

Për personat që nuk janë shfrytëzues të shërbimeve në spital, nëse qëndrojnë më shumë se 15 minuta parkimi paguhet.

Personi juridik që udhëheq me hapësirën e parkimit është “Kara” DOOEL.