fbpx

Medalja e artë për “Acibadem” për përparimin më të mirë në zhvillimin e lidershipit

06.11.2020

o

Grupacioni “Acibadem” nga Turqia mori medaljen e artë për përparimin më të mirë në zhvillimin e lidershipit që është me rëndësi të madhe për këtë institucion shëndetësor si një prej spitaleve më të mira në botë. Bëhet fjalë për një çmim prestigjioz që jep Grupacioni botëror për hulumtim dhe analizë, ndërsa ka të bëjë me programin për zhvillimin e lidershipit të infermiereve.

Çmimi i ekselencës së programit për lideriship të infermiereve bën pjesë në kategorinë- Përmirësimi i lidershipit që e jep “Brandon Hall Group”, një prej organizatave më të njohura hulumtuese.

Programi për lidership të “Acibadem” bazohet në parimin “Çdo infermiere është lider” dhe është i krijuar përmes Drejtoriës së infermiereve dhe “Acibadem”.

Edhe në “Acibadem Sistina” si pjesë e grupacionit të madh “Acibadem” funksionon një program të ngjashëm. Me afiliacionin që u ndodh në muajin nëntor në vitin 2010 “Acibadem Sistina” krijoi mundësi për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe edukim me ekipin mjekësor të gjigantit shëndetësor turk.

Dy vite më vonë pas ndërmarrjes, “Acibadem Sistina” u bë pjesë e zinxhirit të dytë më të madh të spitaleve, grupacionit malezian IHH.

Dhjetë vite punojmë në rritjen e standardeve në trajtimin dhe implementimin e teknologjive më bashkëkohore dhe protokolleve në trajtimin duke vendosur Maqedoninë në hartën botërore shëndetësore.