fbpx

Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” është operuar me sukses portieri maqedonas Dejan Iliev

29.10.2021

Portieri maqedonas Dejan Iliev shpreson se së shpejti do të rikthehet në terrenet e futbollit pas operacionit të suksesshëm në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Ai kishte probleme me gjurin e majtë përkatësisht me lëndimin e meniskut, ndërsa ndërhyrja u krye pas konsultës me Dr. Mihajllo Ivanovski, specialist traumatolog në “Acibadem Sistina”. Dejan Iliev, portieri maqedonas është lojtar në klubin anglez të Ligës së parë, Arsenal, ndërsa si lojtar i huazuar luan për klubin slloven “Sered”.

SIS

“Unë jam shumë i kënaqur dhe shpresoj së shpejti do të filloj të luaj. Në trajnim u rrëshqita dhe u lëndova. Mora vendim që të më operojë Dr. Ivanovski, sepse shumë kolegë sportistë kanë përvojë pozitive me të. E konsideroj për një profesionist të madh dhe i cili u ndihmoi shumë profesionistëve, ndërsa me rastin tim u dëshmua. Jam tepër mirënjohës”, thotë portieri Iliev.

dr ivanovski fudbaler

Dr. Ivanovski thotë se për ata si mjekë paraqet është me rëndësi të madhe që sportistët e këtij kalibri dhe klubet e mëdha japin besimin që të operohen në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.

“Dejan do t’u përkushtohet maksimalisht sportit dhe nuk do të ketë asnjë problem. Bëhet fjalë për një ndërhyrje rutine artroskopike. Për një kohë të shkurtër pritet që të rikthehet në terrenet, ndërsa prej nesër fillon me rehabilitim fizik. Për tri deri katër javë do të fillojë të trajnojë përsëri”, thotë Dr. Ivanovski.