fbpx

NË SPITALIN KLINIK “ACIBADEM SISTINA” ËSHTË OPERUAR ME SUKSES HENDBOLLISTI DEJAN MANASKOV

22.10.2021

Hendbollisti i njohur dhe reprezentuesi maqedonas Dejan Manaskov ndihet mirë pas operacionit në gju që ka kryer në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Pas intervenimit vijon periudha e rehabilitimit dhe ai thotë se gjithçka ka kaluar mirë dhe se shpreson se së shpejti do të kthehet në teren. Për momentin Manaskov luan për klubin hungarez Vesprem, ndërsa pësoi edhe lëndim në gjurin e djathtë.

SIS edit

“Ndihem shkëlqyeshëm, operacioni kaloi mirë. Për këtë lëndim pritet gjashtë muaj, ndërsa shpresoj se do të përgatitem për t’u kthyer në teren”, thotë Dejan Manaskov.

Intervenimin e ka kryer Dr. Mihajllo Ivanovski, specialist ortoped me të cilin Manaskov njihet shumë mirë për shkak të angazhmanit në klubin dhe reprezentacionit ku bën pjesë edheDr. Ivanovski. Besimi dhe profesionalizmi janë arsyet kryesore që ai të kërkojë ndihmën në “Acibadem Sistina”. Manaskov thotë se ka shumë besim në mjekun.

Dr. Ivanovski shpjegon se bëhet fjalë për këputjen e ligamentit kruciat anterior, ndërsa intervenimi u krye me teknikën all inside.

“Është marrë vetëm një tendinë (ST) është krijuar ligamentin e ri. Pas tre mualsh Manaskovi do të jetë i gatshëm për të filluar me ushtrime dhe vrapim, ndërsa shërimin e plotë presim për gjashtë muaj”, thotë Dr. Ivanovski.