fbpx

Në hotelet “Ibis” si qendra për izolim u realizuan 8216 netë fjetje

04.06.2020

Para dy muajve e gjysmë, më 22 mars në hotelin “Ibis Styles” që u vë në dispozicion si qendër për izolim nga ana e “Orka Holding” dhe “Acibadem Sistina” u pranua grupi i parë i qytetarëve që kanë mbërritur në shtetin nga jashtë dhe në përputhje me masat e ndërmarra, duhej të ishin dy javë në karantinë të detyrueshme.  Hot

Disa ditë më vonë, kapacitetet e hotelit “Ibis Styles” u plotësuan prandaj “Orka Holding” dhe “Acibadem Sistina” si një qendër tjetër për izolim në dispozicion kanë vënë edhe hotelin e përgatitur  “Ibis Skopje City Center”.

Që nga 2 qershori, 276 persona ishin akomoduar në hotelin “Ibis Style”, d.m.th janë realizuar 3,645 netë fjetje, ndërsa 334 persona ishin të akomoduar në Hotelin “Ibis Skopje City Center” dhe janë realizuar 4,571 netë fjetje. Për këta persona shteti siguroi tre vakte gjatë ditës në vlerë prej 600 denarë për person.

Në të dy hotelet, ku ishin të akomoduar gjithsej 610 persona dhe janë realizuar 8216 netë fjetje në kushte të veçanta,  me protokolle të veçanta të sigurisë, pajisjet mbrojtëse mjekësore, me staf të trajnuar dhe të pajisur,  për të realizuar këtë gjatë këtyre dy muajve e gjysmë “Orka Holding” veçoi një donacion prej 200,000 eurosh duke përfshirë të gjitha rotacionet e njerëzve në izolim.

IbisStyles

“Orka Holding” dhe “Acibadem Sistina” u përpoqën që këta persona të kenë një qëndrim sa më të këndshëm dhe më të lehtë duke siguruar kushtet më bashkëkohore, produkte për higjienë personale, staf përkatës dhe të trajnuar, pajisje mjekësore dhe mbrojtje, shpërndarje të organizuar të ushqimit dhe pijeve, qasje në internet dhe TV në dhomat.

Besojmë se personat që kanë qenë në izolim u përballuan me diçka që nuk e kanë përjetuar më parë, ndërsa qëllimi ishte të mos kenë frikë nga karantina, por ta konsiderojnë si përvojë e madhe prej të cilës të gjithë do të dalim më të fortë. Prandaj “Orka Holding” dhe “Acibadem Sistina” me kushtet që i kanë ofruar në hotelet “Ibis”, trajtimin dhe kujdesin kanë ndryshuar imazhin e karantinës.

E gjithë kjo nuk do të ishte e mundshme pa sakrificën dhe këmbënguljen e të punësuarve që ishin të angazhuar në hotelet gjatë karantinës dhe e pranuan këtë sfidë pa asnjë pengesë. Stafi mjekësor dhe personeli tjetër me empati kanë përgjigjur nevojave të personave të akomoduar në hotelet dhe në këto kushte të veçanta gjetën mënyra për të zbukuruar përditshmërinë e tyre monotone madje duke shënuar ditëlindjet e tyre me surpriza.

n

Jemi të vetëdijshëm se këto sfida të mëdha mund t’i kapërcejmë vetëm së bashku, ne jemi krenarë dhe të lumtur që  “Orka Holding” dhe “Acibadem Sistina” në këtë mënyrë arritën të kontribuojë dhe të ndihmojnë në trajtimin e koronavirusit në momentet kur të gjithë u përballëm me një pasiguri të madhe nga ajo që na pret.