fbpx

Vëllezër, mjekë specialistë dhe çiklistë

04.06.2020

Të dy janë specialistë të lartë dhe të dëshmuar – me tërë potencialin e tyre profesional dhe fizik janë të përkushtuar punës, natyrisht si profesionalisht ashtu edhe fizikisht. Mjekët Dimitar dhe Ivan Trajkovi e dinë shumë mirë se për këtë të nevojitet një frymë. Ata filluan me çiklizëm që nga fëmijëri. Tani herë pas herë e praktikojnë pse paraqet një rutinë për të shkuar deri në punë. Për ta çiklizmi është hobi, nevojë, dashuria dhe stil i jetës. Dimitar Trajkov është gastroenterohepatolog, ndërsa Ivan Trajkov është mjek kardiolog në “Acibadem Sistina”. Përkushtimi ndaj pacientëve është i padiskutueshëm, por jeta e tyre është e plotësuar për shkak të dashurisë së tyre të madhe ndaj çiklizmit.

Si çdo fëmijë, nga prindërit i kanë marrë biçikletat e para. Babai i tyre, gjithashtu ka pasur dashuri ndaj çiklizmit dhe ka përdorur biçikletën për të shkuar në punë.

trajkovi

NJË DASHURI PREJ FËMIJËRISË

“Dashuria ndaj çiklizmit mora nga babai im. Ai ishte profesor në Fakultetin e Mjekësisë dhe  shkonte në punë me biçikletë. Pamë fotografi nga koha kur ka qenë i ri dhe pas luftës ka marrë një biçikletë në Angli. Pastaj, mbaj mend, ai fliste  se ne të rinjtë duhet të merremi me sport. Më vonë na ka blerë biçikletat poni. Pastaj u përqendruam në arsim, kështu që kur mbaruam fakultetin vazhduam me çiklizmin”, tha Dr. Ivan Trajkov, duke filluar rrëfimin. Gjatë fëmijërisë kanë luajtur futboll dhe basketboll si të gjithë fëmijët, por çiklizmi mbeti dashuria e parë dhe më e madhe. Për maturën e tij Dr. Ivan Trajkov ka marrë një biçikletë serioze. Pas shkollimit, ose që nga viti 2005, përsëri i kanë aktivizuar biçikletat dhe i përdorin për të relaksuar.

GJATË VITIT KALOJNË NGA 10.000 KILOMETRA

“Paraqet sport i shkëlqyeshëm dhe lehtëson jetën. Në Shkup për një kohë të shkurtër mund të arrish nga një pjesë deri në tjetrën, por edhe të shoqërohesh me njerëz. Përveç momentit social, ky është sport i mirë për mirëmbajtjen e konditës  dhe vibracioneve të bukura. Paraqet një sport që më plotëson tërësisht. Profesioni ynë na kufizon kohën tonë të lirë, por ne gjithmonë gjejmë kohën të ngasim biçikletë, rregullisht, veçanërisht gjatë vikendit”, tha Dr. Dimitar Trajkov, mjek gastroenterohepatolog. “Së pari fillova unë si vëllai më i madh, dhe më vonë aktivizova edhe atë. I kemi blerë ato biçikleta malore dhe u bëmë gjithnjë e më shumë ta duam këtë pasion”, shton Dr. Ivan Trajkov.

trajkovi

PËRVOJA PËR T’U KUJTUAR

Mjekët Trajkovi jetouan në Debar Maallo, dhe pothuajse të gjithë miqtë e tyre kanë pasur biçikleta. Një nga vendet për mbledhje ishte ëmbëltorja  “Apçe”, deri në të cilën shkuan me biçikleta. Por më pas biçikletat janë bërë pjesë e jetës së tyre. Filluan edhe me distanca më të gjata ndërsa rruga e parë më e vështirë ishte Vodno.

trajkovi

Ndjekim sportin dhe përkushtohemi kësaj dashurie. Për ne, ky është një sport serioz që sigurisht është i mirë për konditën. Nga ana tjetër ndihesh mirë dhe je pozitiv, mund ta praktikosh vetëm dhe me miqtë, d.m.th. është një sport individual dhe një sport social “, thotë Dr. Dimitar Trajkov. Njëherë Dr. Dimitar ka rënë poshtë nga rruga e Vodnos. Megjithatë, të dy kanë pajisjet e nevojshme për çiklizëm malor. “Më larg që kemi arritur, natyrisht nëpër rrugët më të vjetra, janë destinacionet nga Shkupi deri Kumanovë, Gostivar dhe Sveti Nikollë.Ndonjëherë na nevojitën nga katër orë për të shkuar dhe për të kthyer. Kemi shkuar deri në Ohër. Fakti që ne jemi një grup në të cilin të gjithë ngasin biçikleta relaksohemi. Momenti social është i rëndësishëm. Ne madje japim çmime për atë që gjatë vitit ka kaluar më shumë kilometra me biçikletë. Në punë shkojmë me biçikletë, dhe kudo që shkoj jashtë qytetit për disa ditë, marr biçikletën. Vëllai im ka dy djem, unë kam dy vajza, ashtu që në familjen të gjithë ngasim biçikletë. Unë madje u them pacientëve të ngasin biçikleta ”, thotë Dr. Trajkov. Të dy thonë se biçikleta i bën të lumtur  dhe ashtu do të jetë edhe në të ardhmen.