fbpx

Me teknologjinë 4K dhe 3D intervenime të sigurta dhe të suksesshme

26.09.2018

“Shërim i shpejtë, më pak dhimbje, shkurtim i kohës së qëndrimit në spital, rikthim më i shpejtë në jetën e përditshme dhe në punë, rezultate më të mira në krahasim me metodën e kirurgjisë klasike, të gjitha këto janë avantazhet kryesore të kirurgjisë abdominale laparoskopike”,  thotë Prof. Dr. Vlladimir Dimov, një nga ekspertët më të njohur në kirurgjinë laparoskopike në Europë.

Spitali klinik “Acibadem Sistina”është pajisur me një teknologji të re për kryerjen e operacioneve laparoskopike më komplekse në kirurgjinë abdominale.  Teknologjia laparoskopike me e re 4K dhe 3D përdoret në kryerjen e përditshme të intervenimeve laparaskopike në qendrat shëndetësore më të njohura në botë, dhe tani do të jetë edhe në dispozicion të pacientëve tanë vendas dhe nga rajoni. “Acibadem Sistina” është spitali i parë në shëndetësinë maqedonase i cila ka investuar në teknologjinë më të fundit endoskopike dhe laparoskopike.

Pajisja e re është gjenerata më e fundit e teknologjisë laparoskopike, me anë të së cilës kirurgët kanë një pasqyrim të qartë dhe të detajuar në fushën e operacionit dhe shumë më të mirë në krahasim me të gjitha teknologjitë e tjera të përdorura më parë, duke garantuar siguri maksimale për pacientin dhe intervenim të suksesshëm.

Teknologjia 4K siguron katër herë më shumë rezolutë dhe cilësi regjistrimi në krahasim me pajisjet standarde HD (high definition). Kjo do të thotë se fushën operative e shohim më qartë, duke mundësuar kështu një pamje më të qartë dhe cilësore të organeve të brendshme, madje edhe të strukturave më të vogla  siç janë nervat dhe enët e gjakut. Edhe gjakderdhjet më të vogla, të cilat janë pothuajase të padukshme me sy të lirë, me anë të kësaj teknologjie të re janë të dukshme qartë, kështu që intervenimet kryhen plotësisht pa gjakderdhje. Aftësia për të regjistruar dhe për të paraqitur në 3D apo në teknikën tre-dimensionale na mundëson thellësinë reale të fushës operative dhe ndihmon kirurgët që të orientohen më lehtë me instrumentet gjatë intervenimit “, thotë Prof. Dr Vlladimir Dimov nga departamenti i kirurgjisë abdominale të spitalit klinik, i cili është një nga pionierët e kirurgjisë abdominale laparoskospke dhe një nga ekspertët më të njohur në kirurgjinë laparaskopike në Europë.

Me pajisjen e re, “Acibadem Sistina” është bërë spitali i vetëm në vend për momentin i cili ofron kushte më të mira sigurie, efikasiteti  dhe kirurgji digjestive laparoskopike më moderne.

“Kirurgjia laparoskopike kërkon përvojë të gjërë për kirurgun dhe ekipin që do të kryej zbatimin e saj. Por, në të njejtën kohë, është e nevojshme prania e aparaturës dhe teknologjisë së lartë për pasqyrimin e hapësirës së barkut. Me plotësimin e këtyre dy kushteve – përvojës dhe teknikës, çdo ose pothuajse çdo operacion klasik mund të realizohet me anë të metodës laparoskopike. Benefitet përsa i përket cilësisë së jetës së pacientit janë të shumta gjatë çdo procedure të aplikuar. Një nga shembujt e tillë është aplikimi i kirurgjisë laparoskopike në trajtimin e tumoreve dhe sëmundjeve të tjera të zorrës së trashë dhe rektumit. Përveç avantazheve të njohura, ajo mundëson edhe reduktimin drastik të numrit të pacientëve  të cilët pas operacionit janë të detyruar të jetojnë me Anus preter ose qese. Kështu, përveç trajtimit të sëmundjes mundësohet edhe kujdesi për ruajtjen e cilësisë së jetës së pacientit, gjë e cila është veçanërisht e rëndësishme për pacientin dhe anëtarët e tjerë të familjes” , theksio Prof. Dr. Dimov.

Shërimi i shpejtë, shkurtimi i kohës së qëndrimit në spital, më pak dhimbje dhe rezultate më të mira në krahasim me metodat klasike kirurgjikale janë avantazhet kryesore të kirurgjisë abdominale laparoskopike. Kirurgjia laparoskopike sot bën pjesë në procedurat rutinë në të gjitha qendrat kirurgjikale referente në botë. Kjo kirurgji është një standard i artë në trajtimin e një numri të madh të sëmundjeve dhe gjendjeve abdominale, veçanërisht për faktin se jep rezultate më të mira trajtimi në krahasim me kirurgjinë klasike.