fbpx

Punonjësit në “Acibadem Sistina” dhuruan 181 njësi gjak

10.10.2018

Spitali “Acibadem Sistina” në bashkëpunim me organizatën e Kryqit të Kuq – Karposh dhe Institutin e Mjekësisë Transfuziologjike edhe këtë vit realizuan  një aksion të suksesshëm të dhurimit të gjakut. Këtë vit, punonjësit dhuruan 181 njësi gjak.

Me anë të këtij aksioni, punonjësit edhe një here treguan humanizmin, bujarinë dhe solidaritetin  e tyre.  Në këtë aksion mori pjesë edhe Shefi ekzekutiv i Spitalit dhe Kryetari i Bordit të drejtorëve, Z. Jordan Kamçev.

“Jam krenar që edhe këtë vit  “Acibadem Sistina“ vazhdoi aksionin tradicional të dhurimit të gjakut dhe patëm mundësi që përsëri të tregojmë humanizmin tonë duke dhuruar më shumë se 180 njësi gjaku. Ndjenja se keni shpëtuar jetën e dikujt , gjë e cila është mjaft e njohur për të gjithë ata që kanë dhuruar gjak, nuk ka çmim, dhe është në fakt motivi kryesor përse po e realizojmë dhe vazhdojmë rregullisht me këtë aksion. Jam i lumtur që jemi pjesë e këtyre dhe aksioneve të tjera të ngjashme  për të cilat shpresoj se do të jemi inspirim edhe për publikun e gjërë që të tregojnë humanizmin e tyre për të shpëtuar jetë.” – U shpreh  Jordan Kamçev.

Deri tani, “Acibadem Sistina”  ka organizuar një herë në vit dhurimin e gjakut, një veprim i cili është mbështetur masivisht nga punonjësit.  Vitin e kaluar janë dhuruar 160 njësi gjaku, dhe aksioni i suksesshëm vijoi edhe këtë vit.  Duke filluar nga viti i ardhshëm, me qëllim për të kontribuar në shpëtimin e jetës me anë të dhurimit të gjakut, është parashikuar që të organizohen  dy aksione të dhurimit të gjakut.