fbpx

Lufta jonë për jetën e Petrës dhe të Viktorit

25.03.2016

Lufta jonë për jetën e Petrës dhe të Viktorit

Në ditën e fundit të vitit, atëherë kur I urojmë dhe dëshirojmë njëri-tjetrit gjërat më të bukura për vitin e ri, Sonja kishte vetëm një dëshirë – që të kenë shëndet dhe jetë Petra dhe Viktori të cilët linden në javën e 27 të shtatzënisë dhe me peshë vetëm 850 gram, u përballën me të gjitha sfidat e fëmijëve të lindur para kohe.

Pas 81 ditësh kaluan në departamentin e kujdesit intenziv neonatal, Petra dhe Viktori tashmë janë në shtëpinë e tyre me mami Sonjën dhe babi Sllobodanin. Ëndrra e tyre për tu bërë prindër tashmë është bërë realitet falë dr. Mitko Ivanovskit, ndërsa për rritjen dhe zhvillimin e tyre të mëtejshëm, meritat i ka i gjithë ekipi i departamentit të kujdesit intenzivneonatal me në krye dr. Aleksandar Sajkovski. Në vazhdim vijon falenderimi I sinqertë i cili drejtohet për të gjithë ekipin nga familja Vukajlloviq.

Eksperienca që kemi kaluar në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ është si një përrallë që na meson për këmbënguljen, dëshirën për të patur pasardhës, dashuri dhe përkushtim për profesionin. Më 07. 07. 2015 nisi historia e Viktorit dhe Petrës, të krijuar me dëshirën e Zotit, dhe njohurinë dhe përvojën e dr. Mitko Ivanovskit. Shumë pengesa gjatë kësaj shtatzënie, pengesa më e madhe ndodhi më 12. 04. 2015 ku I gjithë ekipi I gjinekologëve dhe akusherëve të spitalit dhanë njohuritë dhe përvojën e tyre, përkushtimin dhe të gjitha burimet e tyre.

Spitali posedon potencialin njerëzor I cili ka zgjidhje për sfidat më të mëdha

Pas një muaji me luftën e përditshme më 31. 12. 2015 dr. Ivanovski e fitoi betejën dhe solli në jetë Viktorin dhe Petrën. Meqenëse lindën në javën e 27 të shtatzënisë dhe me një peshë 850 dhe 880 gram, lufta nuk mbeti me kaq, por vazhdoi në departamentin e kujdesit intenziv neonatal. Këtu çdo ditë ishte një sfidë më vete. Këtu, ekipi i udhëhequr nga dr. Aleksandar Sajkovski, i cili çdo ditë me shumë përkushtim do të merrej me pengesat e lindjes së parakohëshme të fëmijëve, arriti që pas 81 ditësh të bëjë të mundur që Petrën dhe Viktorin ti mbajmë në duart tona. Nuk mund të shprehet me fjalë profesionalizmi dhe përkushtimi i këtyre doktorëve dhe infermiereve. Prandaj themi se ky spital posedon potencialin njerëzor i cili ka zgjidhje për sfidat më të mëdha që mund të sjellë jeta.

Ju jeni doktorët më të mirë dhe infermieret më të mira, por para së gjithash njerëz të përkryer

Është shumë i madh falenderimi dhe mirënjohja që kemi ndaj dr. Mitko Ivanovskit, infermieres Martina, Vale dhe Elena ( departamenti i gjinekologjisë dhe obstetrikës) duke vazhduar me dr. Aleksandar Sajkovskin, dr. Dushko Fidanovskin, infermieret Snezhana, Vesna dhe Elena (departamenti për kujdesin intenziv neonatal) sepse pa ju, kjo nuk do të ishte një histori e lumtur. Ju mbani reputacionin e mjekëve më të mirë dhe të infermiereve më të mira, por ne do të donim të kalonim edhe një hap më tej, ju jeni njerëz të mrekullueshëm! Ju faleminderit! “

[widgetkit id=60]