fbpx

Acibadem dhe Orka Holding blenë spitalin Tokuda

21.04.2016

Acibadem dhe Orka Holding blenë spitalin Tokuda

Orka Holding nëpërmjet Spitalit klinik “Acibadem Sistina” sëbashku me gjigandin shëndetësor Turk “Acibadem” sot kanë nënshkruar një marrëveshje për blerjen e institucionit shëndetësor më të madh privat në Rep e  Bullgarisë, spitalin japonez “Tokuda” sëbashku me filialet e saj ( “Tokuda Group”).  Të dy partnerët nënshkruan një marrëveshje për trupëzimin me “City Clinic”, operatori i dytë shëndetësor në Rep e Bullgarisë, me tre spitale dhe tre qendra ambulatore. 

Nëpërmjet transaksionit “TOKUDA” kompanitë morën 100% të aksioneve të “Tokuda Group”  ndërsa transaksioni “City Clinic” është kombinim i marrjes së pothuajse  1/3 së filialeve të aksionerëve ekzistues dhe ndryshimit të aksioneve të partnerëve operativ në entitetin e ri të kombinuar. Pas transaksionit 76,5% e  aksioneve të holdingut të ri të formuar (SPV) i përkasin “Acibadem” dhe “Orka Holding” (përmes “Acibadem Sistina”), ndërsa 23,5% e aksioneve i përkasin “City Clinic”.  Vlera e transaksionit dhe e kompanisë të sapokrijuar është 125 milionë euro.

“City Clinic” e themeluar në vitin 2010, është një nga ofruesit kryesorë të shërbimeve të integruara  me cilësi të lartë në Bullgari, e cila vepron në Sofie, varna dhe Burgas. Drejton tre spitale dhe tre qendra ambulatore, përveç të cilave edhe spitalin e vetëm në Bullgari me akreditim të Komisionit Ndërkombëtar për Akreditim (JCI). Pas hapjes së qendrës së re të kancerit, “City Clinic” dominon në tregun për kujdesin kardiovaskular dhe kujdesin për kancer në vend. Spitali i “City Clinic”që gjendet në Sofie është klinika universitare e dy shkollave kryesore mjekësore në vend, ku kombinohen shërbimet me cilësi më të lartë klinike, edukimi dhe hulumtimi.

Spitali klinik “TOKUDA” me vendndodhje në Sofie, shtrihet në në sipërfaqe prej 27,600 m2 dhe 52 000 m2 të sipërfaqes së ndërtuar. Spitali ofron 550 shtretër, tre reparte kirurgjikale dhe 22 salla operative.  Që nga hapja e saj në vitin 2006, spitali numëron 386 000 pacientë dhe  ka kryer më shumë se 13 000 operacione në nivel vjetor.  

“TOKUDA GROUP” është spitali më i madh privat në bullgari, dukë e përfshirë spitalin e përgjithshëm me 550 shtretër, qendrën mjekësore ambulatore, qendrën klinike kërkimore, farmacinë dhe azilin e pleqve, të gjitha të vendosura në një vend në Sofie. Spitali është hapur në vitin 2006, si spitali i parë privat në Bullgari, në pronësi të investitorit të huaj  me 100% kapital japonez. Objekti bashkëkohorë prej 52 000 m2 gjendet në pjesën jugore të Sofies, në qarkun Lozenec.  Spitali “TOKUDA” funksionon si një shërbim multidisiplinar, me pothuajse të gjitha disiplinat mjekësore. Ajo ka më shumë se 30 departamente mjekësore dhe 22 salla operative.

Me një angazhim të vazhdueshëm të cilësisë dhe shëndetësisë moderne, kemi ngritur standardet e kujdesit shëndetësor në Maqedoni.  Duke ndjekur arritjet dhe trendet botërore në sigurimin më bashkëkohorë për kujdesin e pacientëve do të vazhdojmë të jemi sinonim i spitalit klinik më të mirë në Maqedoni, ndërkohë që padyshim,  duke filluar nga sot, do të japim maksimimin për të arritur të gjitha këto arritje edhe në Rep e Bullgarisë – u shpreh drejtori i përgjithshëm i “ORKA HOLDING”  Z. Jordan Kamçev. Ai gjithashtu bëri të ditur se në strategjinë e “ACIBADEM” dhe “ORKA HOLDING” për një periudhë dy vjeçare, planifikohet hapja e katër spitaleve në  Ballkan.

Të dy transaksionet do të çojnë në krijimin e ofruesit më të madh privat në kujdesin shëndetësorë në Bullgari, dhe një nga institucionet kryesore shëndetësore në Europën Qëndrore dhe Lindore.  Kjo do ta forcojë markën globale “ACIBADEM” përsosshmërinë klinike dhe operative dhe know –how, pozicionet  e tregut të “TOKUDA’ dhe  “City Clinic”. , cilësitë e larta të shërbimeve dhe reputacionin.  Ky kombinim i grupimit të integruar shëndetësor, do të punojë nën emrin “ Acibadem City Clinic”  me Z. Mehmet Ali Ajdinlar në pozicionin president i drejtimit të bordit dhe Ilian  Grigorov si CEO.

Z. Mehmet Ali Ajdinlar, president dhe CEO i “Acibadem”, u shpreh –  “Transaksioni është në përputhje me strategjinë e ACIBADEM për fokusimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik në Europën Qëndrore dhe Lindore si dhe në rajonin e ballkanit. Acibadem ka perceptuar nevojën për kualifikimin e shërbimeve shëndetësore dhe  të teknologjisë së  lartë në Bullgari dhe për këtë qëllim e ka realizuar këtë transaksion të rëndësishëm. Duke pasur parasyshë markën e njohur globalisht “Acibadem”, proceset klinike të projektuara mirë, menaxhimin e sofistikuar dhe qasja operative, përmes këtyre katër viteve , Bullgaria do të jetë vendi i cili do të ofrojë shërbime shëndetësore të nivelit të lartë botërorë, dhe do të bëhet qendra e vëmendjes në rajon”.

Z. Artur Stern, një përfaqësues i “Tokushukai Medical Group”, u shpreh – Dr. Tokuda  është shumë krenar për pozicionin e udhëhequr të spitalit “Tokuda Sofie” nga hapja e saj para pothuajse  10 vitesh deri më sot. Acibadem nëpërmjet përvojës së saj të dëshmuar do ti sigurojë këtij spitali mundësinë për të vazhduar me rolin që ka për qëllim sigurimin e standardeve më të larta ndërkombëtare për kujdesin e pacientit.  Z. Ilian Grigorov, CEO i “City Clinic “, u shpreh –  Ky transaksion është njohje e përpjekjeve të jashtëzakonshme  të mjekëve, infermiereve, punonjësve shëndetësorë dhe pjesës tjetër të personelit të “City Clinic” të cilët kanë punuar dhe do të vazhdojnë të punojnë sa më shumë  në interes të pacientëve në Bullgari. Ne do të vazhdojmë tëbëjmë të mundura standardet më të larta të cilësisë së shërbimeve shëndetësore përmes sinergjive më të rëndësishme  dhe mbështetjes së grupimit Acibadem.

Transaksioni rrit në nivel global numrin e shtretërve të “ACIBADEM”, prej më shumë se 3 500 të 22 spitaleve në tre shtete të ndryshme. Në pritje të miratimit të nevojave dhe plotësimit të disa kushteve, marrëveshja pritet të mbyllet brenda tre muajve. Përsa i përket transaksionit “ Deloite” ka luajtur rol si këshilltar i financave dhe tatimeve të “Acibadem” dhe “Orka Holding”. Këshilltari ligjor i “Acibadem” dhe “Orka Holding” i cili ka udhëhequr transaksionin është „Esin Attorney Partnership“, anëtare e kompanisë „Baker & McKenzie International“ Swiss Verein dhe përfaqësues ligjor i vendit është Djingov Gouginski Kyutchukov Velichkov (DGKV). Ernst & Young kanë vepruar si financierë të taksave dhe këshilltarë të “Tokuda Group” dhe të aksionerëve të saj. Këshilltarët ligjorë të Tokuda Group’ për marrjen e zyrës së çështjeve ligjore Braykov dhe Patton Boggs (Britania e Madhe) LLP. Dentons dhe DGKV gjithashtu kanë vepruar si këshilltarë juridikë të ‘“City Clinic Group” dhe aksionarëve të saj.

 

Për Acibadem Heltkear  Group

Acibadem Sağlık Hizmetleri ve Ticaret A.Ş. (https://www.acibadem.com/en/) është ofruesi ofruesi kryesor privat  për diagnostikimin dhetrajtimin në Turqi që nga viti 1991. Acibadem ka 18 spitale të përgjithshme (1 në Maqedoni), kontratë për drejtimin e një spitali në Irak, 13 ambulanca dhe kompani shërbimi për mbështetje , dhe një ekip prej më shumë se 18 000 punonjës dhe 3 100 mjekë. Rritja e qëndrueshme që nga  themelimi i Acibadem e ka bërë markën më të njohur në fushën e shëndetësisë në Turqi, si dhe një emër të njohur mbarëkombëtarë.  Në vitin 2012, Acibadem  u bë pjesë e një rrjeti më të gjërë global e njohur si IHH Healthcare Behard.

IHH (https://www.ihhhealthcare.com/about-overview.php) udhëheqë një biznes të integruar për kujdesin shëndetësorë  dhe shërbime të lidhura dhe ka pozicion drejtues në tregjet  saj të brendshme në Singapor, Malajzi dhe Turqi si dhe investime në Republikën Popullore të Kinës ( me përjashtim të Hong Kong, Makao dhe Tajvan), Indi, Vietnam, Maqedoni (nëpërmjet Acibadem), Brunei dhe Emiratet e Bashkuara  Arabe. IHH Healthcare Berhad është në listën e tregjeve kryesore të aksioneve Bursa Malaysia Securities Berhad (“Bursa Securities”),si dhe të aksioneve të tregut Singapore Exchange Securities Trading Limited (“SGX-ST”), dhe për nga madhësia është operatori  i dytë shëndetësorë  në botë sipas tregut të kapitalizimit.

Për Acibadem Sistina

Suksesi i Acibadem Sistina (https://acibademsistina.mk/mk) në sektorin e shëndetësisë i detyrohet misionit për të krijuar një sistem shëndetësorë privat sipas stilit të vendeve më të zhvilluara në botë, që do ta poziciononte vendin tonë si destinacioni i shërbimeve klinike të përkryera. Numri mbreslënës i 254 000 pacientëve të regjistruar për gjashtë vitet e fundit dhe suksesi i vazhdueshëm në trajtimin e pacientëve në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ janë prova më e madhe se kompania ka arritur standadet kryesore të praktikës në fushën e shëndetësisë dhe kujdesit shëndetësor.

Si konfirmim i zbatimit të standardeve më të larta të shëndetësisë globale, në bazë të kritereve më të rrepta, në kryerjen e kujdesit shëndetësorë, e vetmja në Maqedoni, në fund të muajit prill, Spitali klinik “Acibadem Sistina” pritet të marrë akreditimin nga Komisioni Ndërkombëtarë i Akreditimit (JCI).  Ky akreditim ka të bëjë me pozicionimin zyrtarë të “Acibadem Sistina” në krye të sistemit shëndetësor ndërkombëtarë.  Vula për cilësinë e marrë nga komisioni, do të ketë një domethënje të madhe  për spitalin – do të jetë një përparësi në rajon dhe në Europë, e cila përcakton udhëzime të reja dhe me cilësi të lartë në shëndetësi.

Për më tepër informacion rreth ‘Tokuda’  https://www.tokudabolnica.bg

Për më tepër informacion rreth ‘SITI KLINIK’https://cityclinic.bg/en