fbpx

Leonid Boskovski

21.08.2014

Të qënurit nënë është një ndjenjë e mrekullueshme të cilën asnjë pasuri në botë nuk mund ta zëvendësojë. Djali im Leon është një bebe që ka lindur para kohe. Me zhvillimin e tij çdo gjë ishte në rregull deri në kontrollin e parë. Pas përfundimit të kontrollit,  doktorresha raportoi se Leon kishte anomali në sistemin urogjenital Hypospadia penilis. Thjeshtë nuk mund ta pranoja faktin se diçka nuk është në rregull me fëmijën tim. Vijuan shumë pyetje dhe përgjigje. Kërkova të më shpjegonin se çfarë ishte kjo, nëse mund të kishte një zgjidhje, ku mund të drejtohesha. Doktori më tha se e vetmja mënyrë ishte ndërhyrja kirurgjikale.

 

 Në atë çast filloi beteja ime. Konsultime dhe mendime të panumërta pothuajse në të gjitha spitalet në Shkup, por pa asnjë zgjidhje dhe përgjigje. Të gjithë ishin të mendimit se bëhej fjalë për një problem të komplikuar, i cili vështirë se mund të zgjidhej dhe se kishte nevojë për më shumë operacione.

 

Frika ime më e madhe ishte se si do të ndihej fëmija im nëntë muajsh, si do t’i përballojë ndërhyrjet kirurgjikale. Isha e gatshme të zëvendësoja çdo gjë për shëndetin e fëmijës tim të vogël. Shumë pyetje bënin hije në rrugën time – në rrugën e jetës së fëmijës tim. Pyesja veten nëse të gjithë prindërit që kanë fëmijë me këtë lloj anomalie ishin kaq krenarë nga njëra anë dhe kaq të trishtuar nga ana tjetër.

 

Kaluan ditë, javë, muaj … por pa zgjidhje.

 

Pasi kaluan 7 muaj duke kërkuar shpëtim për fëmijën tim, më në fund mu dha dhe një mundësi tjetër. Gjatë një bisede me një mikun tim, më rekomandoi Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ duke më thënë se aty vjen mjeku më i njohur në Ballkan.

 

Vendosa. Shpëtim për fëmijën tim do të kërkoj te prof. Dr. Miroslav Gjorgjevikj. Kontrollin e parë e kishim caktuar në muajin shkurt. Po e prisja me padurim këtë takim, dhe kur doktori më tha se Leon duhej të operohej, e kisha të pashmangshme pyetjen nëse çdo gjë do të mbyllej vetëm me një intervenim. Zëri i tij ishte i qetë, i sigurt dhe përgatitja e tij profesionale më dhe besim të fortë se çdo gjë do të jetë në rregull, dhe më në fund do të gjendej një zgjidhje për të voglin tim. Mendova, se i’a kishte vlejtur që kisha pritur kaq gjatë.

 

Kur e morën Leonid në sallën e operacionit, pritja ishte akoma më e vështirë.  Minutat më dukeshin orë, dhe orët shekuj…

 

Për fat të mirë, çdo gjë kaloi në rregull. Dhimbja ndaloi kur britma u kthye në buzëqeshje, lotët e hidhur u kthyen në lot gëzimi, ajo re e zezë u zhduk dhe Leonid nuk e kishte më atë anomali.

 

E falenderoj përzemërsisht prof. Dr. Miroslav Gjorgjevikj, i cili më dha mundësinë që ta ndjeja edhe një herë këtë gëzim, kur asgjë në botë nuk është më e rëndësishme dhe më e çmuar se shëndeti i djalit tim.

 

Në kontrollin e fundit në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ çdo gjë ishte më së miri dhe nuk patëm asnjë problem. Tani Leonid pa asnjë shqetësim i shijon ditët e fëmijërisë, dhe ne jemi prindërit më fatlumë duke e pare atë të rritet dhe duke e ditur se tashmë është i shëndetshëm.

 

Marina Boskovska, nëna e Leonid