fbpx

LABORATORI BIOKIMIK I SPITALIT “ACIBADEM SISTINA ËSHTË SINONIM PËR DIAGNOSTIKIM TË LARTË LABORATORIK

26.02.2019

Laboratori biokimik në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” disponon me pajisjen më të sofistikuar për përpunimin e analizave të të gjitha fushave të kimisë klinike, në afatin më të shkurtër të mundshëm dhe me profesionalizëm dhe saktësi të lartë. Kjo mundësohet edhe me lidhjen e të gjitha aparateve në një sistem të informacionit që në mënyrë shtesë, përveç precizitetin, garanton edhe saktësinë në punë, dhe shpejtësi në dhënien e rezultateve.

“Analizat përpunohen prej mostrës primare të gjakut dhe përmes barkodit, me çfarë arrihet një automatizim të plotë dhe kontroll mbi procesit analitik, ndërsa mundësia për gabim (faktori njerëzor) reduktohet në minimum”, thotë dr. Violeta Dirjanska – Filipçe, specialiste në biokimi mjekësore.

Dr. Filipçe thotë se laboratori ka për qëllim të mundësojë diagnostikimin e ndryshëm profesional laboratorik të të gjithëve që u nevojitet, si për pacientët ambulator, ashtu edhe për pacientët që janë të hospitalizuar në spitalin.

“Programi i analizave përfshin mbi 500 parametra që përdoren për vendosjen e diagnozës ose për ndjekjen e zhvillimit të sëmundjes dhe terapisë së përdorur. Stafi në të cilin janë përfshirë një mjek specialist në biokimi mjekësore, katër biologë dhe 2 laborantë, zhvillon një praktikë të mirë laboratorike duke përpjekur  që gjithmonë të ofrojë një shërbim cilësor dhe më kohë.   Standardet e larta mirëmbahen  me informim të vazhdueshëm dhe përmirësim të punonjësve me ndjekjen e zhvillimit të diagnostikimit klinik-biokimik dhe zbatimin e metodave bashkëkohore të ekzaminimit. Mbrapa nesh, në mënyrë të vazhdueshme qëndron laboratori “Labmed” nga Stambolli me të cilin bashkëpunojmë vazhdimisht, veçanërisht për hulumtimet e rralla gjenetike, si dhe për analizat e rralla biokimike. Laboratori është në nën kontroll të vazhdueshëm dhe është i adaptuar sipas ISO 15189”, thotë dr. Filipçe

Përcaktimi i parametrave të fushës së kimisë klinike, imunokimisë, hematologjisë, serologjisë bëhen në analizatorët e prodhuesve të njohura botërore.

Vizioni i laboratorit është të jetë i njohur në tregun sipas programit specifik të shërbimeve cilësorë të të gjitha fushave të diagnostikimit biokimik klinik, me reputacion që njihet me profesionalizëm, shpejtësi, aftësi, cilësi dhe në çdo moment mund të përgjigjet kërkesave të pacientëve.

“Përpiqemi që të ndërtojmë një emër që do të thotë një sinonim për diagnostikim laboratorik”, shton Dr. Filipçe.

Ndryshe, diagnostikimi laboratorik paraqet faktor i rëndësishëm në mjekësinë, që bashkë me treguesit e tjerë diagnostik jep informacione objektive për shëndetin e çdo individi.

Analizat laboratorike kanë një vend të rëndësishëm  edhe në procesin e ndjekjes së sëmundjes si dhe për ndjekjen e efikasitetit të terapisë së përdorur. Në interes të parandalimit, rekomandohet që testet laboratorike të bëhen në çdo 6 muaj edhe tek popullata e shëndetshme.