fbpx

DR. JOSIFOVSKI MA KTHEU BESIMIN NË JETË

28.02.2019

Me një buzëqeshje në fytyrë dhe sy nga të cilat dilnin shkëndija për ditët e përmbushur të pensionimit të tij, e njohëm pacientin tonë Jovica Petrushevski. Profesor i historisë, që me krenari mbahet me 78 vitet e tij. Gjatë jetës kaloi nëpër përvoja të shumta, por thotë se ai do të jetë përgjithmonë mirënjohës mjekut Dr. Toni Josifovski, një mjek që e ia ka kthyer besimin e tij në jetë. Duke u kënaqur në ditët e pensionimit në shtëpinë e tij të vikendit, ai ndjeu një dhimbje gjoksi.

AKTIV EDHE NË DITËT E PENSIONIMIT

Ditët e pensionimit janë ditë për pushim, por jo edhe për zotëri Jovica. Në 15 km nga Kumanova, vendlindja e tij, posedon një shtëpi të vikendit ku i kalon ditët e verës. Çdo ditë është kujdesur për rregullimin e oborrit dhe kopshtin, i ka kryer të gjitha detyrime shtëpiake. “Pas vendosjes së pejsmejkerit, mjekët më ndaluan të merrem me punë fizike. Por nuk i kam dëgjuar. Vazhdova të punoj me të njëjtin tempo sikur gjatë rinisë. Gjatë kryerjes së një punë të rëndë fizike, kur bëra shpërngulje nga shtëpia e vikendit, duke ngritur sende të rënda m’u shfaq hernia. Pas 10 ditësh më ka plasur mbulesa dhe zorrët filluan të dalin jashtë. Kisha dhimbje të tmerrshme, shkova nga një klinikë në një klinikë tjetër, por asnjë nga mjekët nuk u vendosen për të kryer një ndërhyjë. Si pretekst i theksuan moshën time dhe pejsmejkerin. Me duart e ngritura anesteziologët dhe kirurgët nuk u vendosen për ndërhyrje. Situata filloi të përkeqësohet. Nuk kisha më shumë kohë që kot të trokas nga një derë në derë tjetër. U drejtova në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Për fatin tim të madh, për ekzaminim më pranoi  Dr. Toni Josifovski “- shpjegon Jovica.

“U drejtova në një kardiolog, ku më kanë thënë se zemra imë ka filluar të rrahë në mënyrë më të ngadalshëm dhe se është kam zemrën e dobësuar, kështu që vendosja e pejsmejkerit  ishte e domosdoshme”

E NJIHJA MJEKUN JOSIFOVSKI QËMOTI

Duke u ulur në ambulancë për kirurgji digestive, duke e pritur Dr. Josifovski të vijë në ekzaminimin kontrollues të caktuar, Jovica foli me entuziazëm rreth qasjes së mjekut dhe ekipit të tij. “Në asnjë çast nuk më kanë dhënë mundësinë për dyshim për të nga çfarë shumë ekspertë  kanë ngritur duart. Me shumë respekt dhe krenari shpreh kënaqësinë time të madhe nga ky spital, ekipi i departamentit të kirurgjisë dhe Dr. Toni Josifovski. Personalisht për mjekun formova një mendim të lartë qëmoti kur ai me sukses kryente operacionet më komplekse në Qendrën Klinike. Përsëri u sigurova veten për profesionalizmin e tij, sepse më pranoi si një pacient me komplikime më serioze dhe si pacient që ishte i refuzuar nga më shumë spitale për shkak të rrezikut të pejsmejkerit që e mbaj, por edhe për shkak të moshës sime. Operacioni ka kaluar mirë “- shpjegon profesori i historisë 78-vjeçare Jovica Petrushevski.

KËTU KURRË NUK JE VETËM

Komentet dhe përvojat pozitive nuk u ndalën. Jovica lavdëroi organizimin e të gjithë stafit. Më shumë më pëlqeu ndjenjën se këtu kurrë nuk je vetëm, pacienti shoqërohet nga një infermiere në të gjitha ekzaminimet dhe analizat, fjalët dhe bindjet e të cilëve japin shpresë. “Në momentet kur dridhesh për jetën tuaj harron për të gjitha detajet që të rrethojnë, por mendimet dhe kujtimet përmbytin mendjen tuaj me çdo gjë që të rrethon dhe të flasë se çdo gjë këtu  është e rregulluar në mënyrë të përkryer dhe të pastër, nga hapësira e madhe për parking deri në hapësirën ​​në hyrje të spitalit ku do të marrësh të gjithë informacione. Më impresionuan veçanërisht korridoret, sportelet e administratës në çdo kat, dhomat e spitalit të rregulluara dhe të pajisura për çdo person që të ketë një ndjenje të këndshme sikur në shtëpi.  Në fytyrat e punonjësve vërehet buzëqeshje, mirësjellje dhe vëmendje. Megjithatë, unë do t’i dërgoj fjalët më të bukura me mirënjohje mjekut Toni Josifovski, njeriu që persëri më ka kthyer besimin në jetë dhe më impresionoi me lehtësinë me të cilën i qaset rastit, “thotë Jovica.

KUJDESI PËR PACIENTIN NË VENDIN E PARË

Shërbimet e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”, përveç Jovica, i përdorin të gjithë anëtarët e familjes së tij. Për këtë spital e lidhen vetëm çaste të bukura. Si një çast më të lumtur ai thotë se është ardhja në jetë të stërnipit të tij Dimitrij, i cili ia zbukuron jetën dhe përditshmërinë. “Në vizitat e mia të deritanishme u binda se këtu punojnë ekspertë të lartë në fushën e tyre, punojnë me pajisje më bashkëkohore dhe zbatojnë metoda më bashkëkohore botërore në trajtim e pacientëve. Kujdesi për pacientët është në vendin e parë që e bën këtë spital unik dhe të pazëvendësueshëm. Familja ime ka përdorur shërbimet e Spitalit Klinik ‘Acibadem Sistina’ gjatë viteve dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për njerëzit që u kujdesën për anëtarët e familjes sime – Dr. Josifovski, prof. Ugrinovski, prof. Saveski, Dr. Trajkovska, Dr. Mostrov, Dr. Atanasovska, prof. Vasillevski, Dr. Petrov, Dr. Hristov, Dr. Busletiq … “- shpjegoi Petrushevski.

“Në asnjë çast nuk më kanë dhënë mundësinë për dyshim për të nga çfarë shumë ekspertë  kanë ngritur duart. Me shumë respekt dhe krenari shpreh kënaqësinë time të madhe nga ky spital, ekipi i departamentit të kirurgjisë dhe Dr. Toni Josifovski. “