fbpx

Kur virusi i rrezikshëm bëhet rrezik ndaj jetës- Intervenimi i shpejtë i mjekëve me përvojë shpëtoi Lubicën

28.06.2019

Lodhje, dehidratimi, temperatura e ngritur, vjella të shpeshta dhe diarreja …Simptomat naive të cilat Lubica Çoneva 72 vjeçare nuk i ka kuptuar seriozisht dhe mendonte se bëhet fjalë për virus në stomak. Por kur në një moment, simptomat filluan të përforcohen, temperatura ka filluar të rritet, ka filluar me vjella të përsërituea, me ngrirje të zërit, gëlltitje të vështirësuar ka kërkuar ndihmën mjekësore. Në mënyrë shtesë për të rëndësuar pamjen klinike, për shkak të dehidratimit ka qenë me funksion të çrregulluar renale.  Me lotë në sy Lubica shpjegon shpresonte se situata do të përmirësohet me analgjetik dhe disa shishe infuzion por nuk ka pritur se jeta e saj do të vijë në pikëpyetje, dhe se prej një virusi të thjesht do të qëndrojë 18 ditë në spital, ndërsa disa ditë ka qëndruar në kujdesin intensiv.

Acidi i lukthit ka shkaktuar probleme serioze

Disa ditë pas hospitalizimit gjendja shëndetësorë në vend që të përmirësohet me rehidratim u tregua pamja e vërtet. Vjellat e shpeshta dhe të madhe kanë bërë që acidet e lukthit t’i dëmtojnë ezofagun dhe fytin, dhe i kanë dëmtuar edhe kordat vokale. Mjekët gjatë pranimit më këshilluan së pari të bëjë analizë laboratorike, ndërsa pastaj edhe ekyaminimet tjera. Situata filloi të përkeqësohet. Nga viroza e thjesht, acidi në bark ka filluar të ngritët lartë përmes ezofagut dhe të bëj dëmin. Me çdo pirjen të ujit unë kam vjellë. Nga hospitalizimi që duhej të jetë një  deri në dy ditë, unë isha për 18 ditë të  lidhur për shtratin spitalor. Acidi filloi të ngritët lartë dhe e ka kapur ezofagun”, shpjegon Lubica.

Kam humbur zërin dhe komunikova me shkrim

“Momenti më i frikshëm për mua ishte kur i kam humbur zërin dhe frymëmarrjen dhe erdha në gjendje pa rrugëdalje që më çoi deri në komë. Për të komunikuar me familjen time dhe me mjekët shkrova në një fletë. Gjendja ime shëndetësore nuk përmirësonte, dhe më vendosën në kujdesin intensiv. Pas dy ditëve ma kanë ndaluar ushqimin, më kanë bërë një procedurë kirurgjike në traken -trakeotomi për të marrë frymë dhe më vendosen në respirator. Çaste që kanë zgjatur si përjetësi. Vetëm kisha dëshirë gjithçka të kalojë dhe më shpejtë të përfundojë kjo episode e keqe në jetën time. Kisha dëshire prapë të kthehem në obligimet e mia ditore dhe shtrati spitalor ta zëvendësoj me shtratin e shtëpisë. Minutat janë bërë orë, orët jan bërë ditë…Nuk dëshiroj që askush të përjetojë gjendjen time”, tha Lubica.

Në “Acibadem Sistina” kam njohur mjekë që japin siguri, profesionistë të vërtetë

Dr. Stojkovski dhe Dr. Lirim i kam njohur kur i takova për herë të parë, pikërisht ky takim do ta mbaj në kujtesë. Jam njohur me dy profesionistë dhe mjekë me përvojë që më kanë dhënë mbështetje dhe siguri gjatë procesit të trajtimit. Për shëndetin tim u angazhua edhe Prof. Dr. Vasillevski. Të gjithëve u kam besuar 100%. Vazhdimisht me dhanë inkurajimin dhe ma transmetuan energjinë e tyre pozitive. U ndjeva e sigurt dhe në duart e vërteta.  Para se të vij këtu nuk i njoha mjekët, ndërsa fati me çoi në duart e vërteta të Dr. Lupço Stojkovski. Ky ekip tash iu rekomandoj të gjithëve dhe në çdo kohë do të kisha ardhur sërish këtu, pa asnjë mendim.

 

Pacient luftëtar

Dr. Lupco Stojkovski thotë se në përvojën e tij të pasur të punës nuk ka njohur një person aq luftarak. Dëshira e fortë për jetë, në asnjë moment të mos refuzohet ishte kryesore në procesin e trajtimit.  “Lubica tregoi se është luftëtare e madhe që aktivisht u luftoi përkundër të gjithë problemeve shëndetësore që i sjell këtë gjendje. Mendimi i saj pozitiv, forca dhe energjia, me ndihmë të mjekëve dhe me diagnozën në kohë fitoi betejen kundër sëmundjes. Kjo dramë ka zgjatur 18 ditë, ndërsa një kohë të gjatë ka kaluar në kujdesin intensiv. Ishte në gjendje të rëndë, sepse shumë rrallë takohen këto raste me komplikime në fyt dhe në ezofag që janë shkaktuar nga acidi i lukthit. Të gjitha hapa në procesin e trajtimit te Lubica ishin të balancuara dhe të planifikuara. Ajo tregoi se nëse arrin të komunikosh me pacientin në gjendjet më të renda do t’i marrësh rezultatet më të mira në procesin e trajtimit. Dëshira për komunikim shpëtoi Lubicën, deri tani në përvojën time të pasur nuk kam takuar pacient me një dëshirë aq të madhe për komunikim. Në asnjë moment nuk u dorëzua, ndërsa kur nuk kishte mundësi të komunikojë ajo shkruante. Ky komunikim dha rezultate të mira në trajtimin”, shpjegon Dr. Stojkovski, që ishte përgjegjës për trajtimin e saj. Tani, 1 vite më vonë, Lubica jeton jetën me frymë të plotë. Profesoresha universitare që kënaqet në ditët e pensionit me të afërmit dhe gëzohet në çdo ditë të re. Thotë, mbrapa vetes ka një përvojë pas të cilës është bërë një person më të fortë, por i ka njohur mjekët e shkëlqyeshëm dhe profesionistë që asaj do t’i mbeten miq përjetësi.

Puna e shkëlqyeshme në ekip

Si rezultate e një pune të shkëlqyeshme në ekip të mjekëve, prej të cilëve kisha pasur kujdesin e madhe dhe kuptim gjendja ime shëndetësorë filloi të përmirësohet. Ekipi i plotë mjekësh dhe infermierësh ishin të angazhuar vazhdimisht rreth meje. Do ta japë çdo lavdërim për përkushtimin e tyre që më ndihmoi shumë. Ekipi i plotë ka ndikuar mbi gjendjen time fizike dhe psikike. Pas përfundimit të qëndrimit në spital, me kujdes të mirë në shtëpi për një kohë të shkurtër u ngrita dhe fillova të funksionoj si më parë.