fbpx

Kur pushimi veror për një çast u shndërrua në një golgotë, prof. Saveski ma shpëtoi jetën

10.09.2019

goran web

“Vera është koha kur çdonjëri prej nesh dëshiron të kënaqet në ndonjë plazhe dhe maksimalisht ta shfrytëzojë pushimin veror. Se bashku me familjen time kemi vendosur që pushimin veror ta kalojmë në Greqi. Si çdo ditë, ashtu edhe në 11 gusht së bashku me djemtë të mi kemi shkuar në plazhe. U kënaqëm duke argëtuar në ujë, sot kemi vendosur të kërcejmë nga ponti. Pas kërcimit të dytë, i cili ishte i rrezikshëm për mua mora dhimbje të forta.  Kërceva në një pjesë ku lartësia ishte më e madhe, por uji më i cekët….Nuk përllogarita mirë dhe erdhi deri në një lëndim fatal. Kam ndjenjë dhimbje të tmerrshme në kokën, qafën, shpatullat dhe shpinën. Duke dalë nga uji ndjeva se koka dhe qafa do të më shpërthejnë. Kur fillova ta lëvizë kokën ndjeva se humb të pamurit dhe mbeta pa frymë. Dola në bregun dhe tanimë nuk kujtohem më tutje. Ditët që i prita pa durim, për mua u shndërruan në një golgotë. Pesë ditë kam qëndruar në spitalin “Shën Nikola” në Greqi, por pa asnjë përmirësim. Më 15 gusht me një tim special për transport nga Maqedonia isha i transferuar në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Këtu për mua u kujdesën sipas standardeve botërore, me pranim të shkëlqyeshëm dhe ekip profesional. Profesionalitet, përvojë dhe njohuri të madhe në punë. Falënderim i veçantë profesorit Jordan Saveski dhe ekipit të tij të cilët janë profesionalistë të lartë. Falë tyre përsëri jam në këmbë.  Sot, përsëri jam njeri i lumtur, prind, bashkëshort. Nuk ekzistojnë fjalë për ta treguar falënderimin tim ndaj jush. Ma shpëtuat”, na shkroi Goran Radoviq nga Parisi, Francë.