fbpx

Ju falenderoj që më zgjatët jetën

25.10.2017

Historia ime nisi me një takim rastësor me një mikun tim, i cilë është doktor. Kur u takum menjëherë kërkoi që të bëja disa shqyrtmime mjekësore. Më kujtohet, më tha ke një ngjyrë të çuditshme në fytyrë, duhet patjetër të kontrollohesh. Unë edhe më parë ndjeja lodhje dhe kisha ndryshim në ngjyrën e urinës, por kisha menduar se nuk është ndonjë gjë serioze, dhe se do të kalonte vetë. Me rekomandimin e mikut tim, vendosa që të shkoja tek mjeku. Kur i mora rezultatet, u shokova krejtësisht, ishte vendosur diagnoza tumor në pankreas. Në momentin e parë kur e mësova diagnozën, çdo gjë më dukej e mjegullt, isha i pavetëdijshëm. Më parë, kur dëgjoja të flitej për dikë se ka tumor, thoja me vete, ka marrë fund ky njeri. Kur u gjenda dhe vetë në të njejtën situatë, nuk mendoja më se kisha marrë fund. Më lindi një forcë e pabesueshme për të luftuar me sëmundjen, sepse më dhimbsej jeta, doja të jetoja, edhe pse më kishin thënë se kisha shumë pak mundësi për të jetuar. Thjeshtë mjekët u dorëzuan, më thanë se me këtë diagnozë që kisha, shanset për të jetuar ishin më pak se 1%.

Për fatin tim të mirë zgjodha spitalin klinik “Acibadem Sistina”

Hapi tjetër ishte zgjedhja e spitalit. Së bashku me familjen i shqyrtuam të gjitha mundsitë për më shumë spitale në rajon. Në fund, vendimi ishte që trajtimi im të vazhdohej në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Dr. toni Josifovski ishte doktori i cili do të kujdesej për gjendjen time. Më bëri ekzaminime të tjera shtesë, dhe për shkak të seriozitetit të gjendjes time, ndodhesha 2 ditë në sallën operative, ku Dr. Josifovski luftoi për jetën time. Pas operacionit ndihesha rëndë, i pafuqishëm. Pas 13 ditësh qëndrimi në spital, Dr. Josifovski më informoi se duhej bërë edhe një operacion tjetër.

Pas operacionit të dytë ndihesha më mirë

I besoja me gjithë zemër, dhe e dija që do të ma shpëtonte jetën, dhe në fund kështu ndodhi.  Me anë të dy operacioneve, më hoqën një pjesë të pankreasit, stomakut dhe të duodenumit, ndërkohë që mëlçia ishte hequr krejtësisht. Pas operacionit të dytë, ndihesha si një person i ri. Pas qëndrimit ti në spital vijoi trajtimi në shtëpi. Çdo ditë i jepja motiv dhe forcë vetes, dhe ngadalë arrita të ngrihem përsëri. Stilin e jetesës e ndryshova në mënyrë drastike.

Pe shijoj dhe i gëzohem jetës

Në gjithë këtë histori timen, është edhe një person të cilës i jam pafundësisht mirënjohës, kjo është infermierja Sashka Lenc. E falenderoj për mbështetjen e plotë, gjatë gjithë periudhës së trajtimit tim. Për gjithçka që kisha nevojë, ajo gjithmonë gjente kohë, për mua. I gjithë stafi kishte një marrëdhënie të veçantë me mua, gjatë gjithë kohës e kisha mbështetjen e tyre, thjeshtë ishin të përkushtuar ndaj meje. Nuk gjeja dot fjalë për të falenderuar të gjithë stafin e spitalit klinik “Acibadem Sistina” të cilët janë “fajtorë” që unë sot i gëzohem gjithçkaje në jetë, tashmë kam gjithçka, kam familje, fëmijë, nipëra dhe mbi të gjitha kam shëndet.

Ia vlente gjithë kjo luftë për shëndetin tim

Unë sot jam duke jetuar një jetë të dytë. Dëshmi për këtë është edhe një simbolikë. Operacioni i parë u krye me 11 maj, ndërsa operacioni i dytë me 25 maj, ditën e ditëlindjes time. Dita në të cilën unë u linda përsëri, megjithëse në jetë erdhi një person tjetër, i cili dëshiron të jetojë deri në frymën e fundit, një person i cili e di se çfarë dëshiron me gjithë qënien te tij. Bëj kujdes me ushqimin, dhe çdo ditë ec nga 10 km, dhe mund të them se asnjëherë nuk jam ndjerë më mirë. Jam bërë një person pozitiv. Duke marrë parasyshë gjithçka që kalova, gjithë rrugëtimin që mu desh të bëja, mund të them se ia vlente. Këshilla ime për të gjithë ata të cilët kanë përjetuar të njejtën gjë apo diçka të ngjashme – duajeni veten dhe luftoni për jetën tuaj sepse gjithmonë ekziston një shans për të gjithë.

Dr. Josifovski është heroi im

Nuk kam fjalë për të përshkruar madhësinë e Dr. Josifovskit. Ky person ka një vend të veçantë në jetën time. Profesionalizmi i tij, njohurit dhe mbi të gjitha njerëzimi që ka brenda vetes janë arsyeja e këtij fakti që unë sot jam ende gjallë. E falenderoj që më shpëtoi jetën, që bëri të pamundurën. Bëri një çudi të vërtetë, dhe sinqerisht jam vërtetë i lumtur dhe i gëzuar që bëra zgjedhjen e duhur. Luftova si një luan, nuk i’u dorëzova sëmundjes, doja të jetoja, dhe për fatin tim të mirë pas meje qëndronte një ekip profesionistësh i cili udhëhiqej nga Dr. Toni Josifovski. I falenderoj me gjithë zemër, pasi me një përqind mundësi për të jetuar, sot, tre vjet më vonë po e shkruaj këtë letër.

Me respekt,
Menduh Mula Ademi