fbpx

Kisha 97% bllokim të enëve të gjakut, por falë Prof. Dr. Salis Taxher tani jetoj për së dyti herë

16.10.2017

Në moshën 58 vjeçare, Kone Antova filloi të ndjejë shenjat e para të lodhjes, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje në kraharor. Më shumë vështirësi ndjente gjatë ngjitjes së shkallëve dhe lartësive të tjera të vogla. Këto simptoma e detyruan që të shkonte për të kryer kontroll, ku pas disa shqyrtimesh u informua se presioni I lartë I gjakut, sëmundja e sheqerit dhe yndyrërat kishin bërë punën e tyre. Pjë pjesë e mirë e enëve të gjakut ishin bllokuar dhe në këtë mënyrë edhe qarkullimi i gjakut ishte zvogëluar.

Mjeku që bëri ekzaminimin më shpjegoi se gjendja ishte komplikuar dhe se kryerja e operacionit ishte e domosdoshme. Më vendosën dy stenda dhe kur vajta në kontrollin e rradhës pas 15 ditësh, më thanë se kryerja e  operacionit ishte e domosdoshme. I shqyrtova të gjitha mundësitë për trajtim në spitalet private në Shkup. Qasja që kishin punonjësit në spitalin klinik “Acibadem Sistina” ishte krejtësisht ndryshe nga ajo që isha mësuar të kisha deri tani – shprehet Kone.

Isha tepër e kënaqur nga pritja që më bëri Dr. Salis Taxher

Kur mbërrita në departamentin e kardiokirurgjisë, mbeta pa fjalë, për faktin që më priti personalisht  Prof. Dr. Salis Taxher. Përshtypja e parë që më la profesori ishte  përkushtimi dhe profesionalizmi i tij, të cilat luajtën një rol tepër të rëndësishëm në marrjen e vendimit tim. I dorëzova atij ekzaminimet e kryera më parë, i vështroi ato me kujdes dhe më pas më tha se gjendja ime ishte vërtetë serioze,  dhe se 97% e nëve të gjakut i kisha të bllokuara. Më shpjegoi rreth shtrimit në spital, rreth kujdesit dhe trajtimit. Propozoi qëë operacioni të kryhej vetëm pas pak ditësh. Kur e pyeta doktorin se kush do ta kryernte operacionin, pasi kjo ishte tepër e rëndësishme për mua, ai mu përgjigj “unë personalisht”. Kjo gjë më inkurajoi shumë, isha e sigurtë se ndodhesha në duar të sigurta  dhe se çdo gjë do të shkonte mirë, edhe pse funksionoja me vetëm 3 % të enëve të gjakut. Me datë 26 tetor, para 6 vitesh, u shtrova në departamentin e kardiokirurgjisë. Operacioni zgjati rreth 6 orë. Menjëherë pas operacionit më transferuan në departamentin e kujdesit intenziv, ku dhe ndodhesha nën kontroll të plotë. Isha tepër e kënaqur nga ekipi profesional i specializuar i kirurgëve, anesteziologëve, kardioperfuzionistëve, infermiereve, fizioterapistëve,  dhe ndihmësmjekëve të cilët punojnë në këtë department.  Do ta kujtoj përjetë kujdesin dhe trajtimin që kam marrë në këtë department.

Së bashku i’a dolëm mbanë

I jam veçanërisht mirënjohëse profesorit i cili vinte çdo 3 orë për të më parë, madje edhe atëherë kur i kishte përfunduar orari i punës. Në heshtje dhe pa zhurmë afrohej në shtratin spitalor në të cilin ndodhesha, duke më shtrënguar dorën me buzëqeshje, dhe më pas largohej.  Me buzëqeshje të fshehtë dhe duke lëvizur kokën më thoshte “Bravo kone, ia dolëm me sukses!” – shprehet Kone.

Pas largimit nga spitali klinik “Acibadem Sistina” Kone, vazhdimisht ishte në kontakt me Prof. Dr. Salis Taxher i cili vazhdimisht I jepte asaj këshilla për ta rimarë veten dhe për tu shëruar më shpejtë.

“Tani 6 vjet më vonë, mund të them se i shijoj bukuritë e jetës sëbashku me nipërit dhe mbesat e mia. Festojmë çdo ditë të re. Çdo ditë i kujtoj fjalët e doktorit “Mos u frikëso nga operacioni, nëse dëshiron të jesh pranë familjes, të kesh jetë dhe shëndet, duhet që të reagojmë në kohë”. Unë të garantoj se gjithçka do shkoj siç duhet” – shprehet gjyshja Kone. 

[widgetkit id=83]

Së bashku i’a dolëm mbanë