fbpx

Java botërore e dhënies gji (1-7 gusht)

04.08.2015

Java botërore e dhënies gji (1-7 gusht)

Spitali i klinikës “Acibadem Sistina” si promovues aktiv dhe mbështetës i dhënies gji mori pjesë në pres konferencën e sotme me rastin e Ditës botërore të dhënies gji (1-7 gusht).

Dr. Dushko Fidanovski, shef i Repartit të pediatrisë në “Acibadem Sistina” i theksoi përpjekjet e Spitalit të klinikës në promovimin dhe mbështetjen e qumështit të nënës.
“Çdo i punësuar maksimalisht i është përkushtuar mbrojtjes, promovimit dhe mbështetjes së dhënies gji. Ekipi i Repartit për neonatologji kalon një sistem të integruar të edukimit, me qëllim që në mënyrë më të thjeshtë të dijë se si t’i transferojë përparësitë dhe rëndësinë e qumështit të nënës secilës lehonë. I gjithë përkushtimi ynë zyrtarisht është pranuar dhe në këtë mënyrë me krenari e kemi Certifikatën e UNICEF-it “Baby friendly Hospital – spital mik i foshnjave. Prej këtij viti e filluam konceptin e Acibadem Sistina Baby, i cili ofron një sërë beneficionesh për gratë shtatzënë, lehonat dhe foshnjat e porsalindura. Në suaza të këtij koncepti çdo të mërkurë organizojmë ligjërata për gratë shtatzënë, të cilave neonatologët i edukojnë gratë shtatzënë për përparësitë e qumështit të nënës dhe japin këshilla si duhet të jepni gji drejt dhe me sukses. Përgatitëm edhe ueb faqe www.acibademsistinababy.mk ku mes temave tjera, përgatitëm edhe tekste me temë dhëni gji”, thotë Dr. Fidanovski.

Ligjërata dhe punëtori edukative

Në suaza të shënimit të Javës botërore të dhënies gji në Shkup, Siti Moll, do të organizohet seri e ligjëratave edukative dhe punëtorive interaktive, jo vetëm lidhur me aspektet shëndetësore dhe mjekësore të dhënies gji, por edhe më gjerë, aspektet psikologjike dhe emocionale dhe vazhdimi i lidhjes nënë foshnjë, këshilla prej nutricionistit, si dhe punëtori me motra medicinale me përvojë për zotërimin e teknikave dhe të gjitha problemet të cilat mund të paraqiten gjatë dhënies gji. Dr. Simonida Spasevska, pediatër, neonatolog prej Acibadem Sistina ditën e premte (7 gusht) në ora 18:00 do të mbahet ligjëratë në temën “Përparësitë e qumështit të nënës për shëndetin e nënës dhe foshnjës”, ndërsa ditën e njëjtë me fillim në ora 19:30 do të organizohet punëtori me ushtrime për zotërimin e teknikave t[ dhënies gji nga ana e morave medicinale nga reparti për neonatologji në “Acibadem Sistina”.

Ngjarja e cila do ta shënojë Javën botërore të dhënies gji në R. Maqedonisë është në organizim të organizatës joqeveritare “Matrona” dhe të gjitha institucionet dhe shoqatat relevante shëndetësore, të cilat kanë për qëllim promovimin dhe mbështetjen e dhënies gji.

[widgetkit id=49]