fbpx

Infermieret nga „Acibadem Sistina“ me prezantime në Kongresin e Kardiologjisë në Ohër

17.10.2019

IMG

Infermieret e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” morën pjesë në  kongresin e gjashtë të Kardiologjisë në Maqedoni dhe në kongresin e parë të Kardiologjisë rajonal, që u mbajt këtë muaj në Ohër.

Pjesëmarrjen e shfrytëzuan për shkëmbimin e përvojave dhe për prezantim të pesë temave. Infermieret Lençe, Maja dhe Natasha i prezantuan prezantimet të tyre. Temat janë aktuale dhe tregojnë zbatimin e teknikave më bashkëkohore mjekësore që përdoren në “Acibadem Sistina”.

Infermierja Lençe prezantoi temën “Siguri, efektiviteti dhe cilësia” në angiografinë koronare diagnostike, me aspekt të një perspektive të ndryshme ose me një pamje të së ardhmes.” Ajo kishte poster prezantime edhe për dy tema të tjera, njëra me titullin “Zbatimi i NIV”, ndërsa e dyta “Diseksioni akut i AO në muajt e më vonshme te shtatzënisë” përmes prezantimit të një rasti.

Infermierja Maja prezantoi temën për defektin e Gerbodes përmes shqyrtimit të një rasti. Infermierja Natasha, prezantoi në temë “Zgjidhja e defektit paravalvular- kardiologjia intervente”.

Në kongresin morën pjesë infermieret nga Departamentin e Kardiologjisë Lençe Spasovska, Maja Atanasovska dhe Natasha Trajçevska. Kongresi ishte mundësia e mirë për promovimin e Spitalit klinik “Acibadem Sistina” dhe për konfirmim të cilësive së spitalit.