fbpx

“ACIBADEM SISTINA” ME PUNËTORI TË DYTË EDUKATIVE PËR NGRITJEN E NDËRGJEGJES PËR KANCERIN E GJIRIT PARA PUNONJËSVE TË TINEKS-IT

22.10.2019

Me takimin e dytë edukativ me të punësuarit në kompaninë Tineks, spitali klinik “Acibadem Sistina” vazhdon aksionin për ngritjen e ndërgjegjes për kancerin e gjirit. Në muajin tetor, që është muaji i përkushtuar kësaj sëmundjeje, “Acibadem Sistina” me këtë fushatë rrit ndërgjegjja për shëndetin e grave. Gratë që janë të punësuara në këtë kompani  nga mjekët secialistë dëgjuan për rëndësinë e kontrolleve të rregullta gjinekologjike dhe nevojën e vetkontrollëve të gjirit.

Në këtë takim si në takimin e parë me hendbollistët e KH “Vardar” morën pjesë Dr. Gordana Petrovska, specialiste në gjinekologji dhe obstetrikë, Dr. Maja Sojçevska Çapova, specialiste në radiodiagnostikë dhe Dr. Liljana Muratovska, specialiste në mjekësi nukleare.Aksionin që zbaton “Acibadem Sistina” ka për qëllim përmes bisedimeve edukative sa më shumë t’i informojë gratë për gjendjen aktuale, praktikat mjekësore por edhe me mundësitë se si secila prej tyre mund të jetë e vetëdijshme për rrezikun, për ta njohur dhe ta drejtojë për kontroll. Në kushte të rritjes së numrit të të sëmurëve, ndërgjegjja për shëndetin është prioriteti i lartë edhe në vendet e zhvilluara, ndërsa Spitali Klinik “Acibadem Sistina” si kompania e përgjegjshme shoqërore në këtë mënyre jep kontributin në uljen e numrit të të sëmurëve potenciale në vendin tonë.

AcibademSistina Vozvrati Silno

Punëtoritë edukative zhvillohen në kompani dhe institucione vendase. Në punëtorinë  e fundit që u mbajt në drejtorinë  e Tineksit në Shkup, gjatë bisedës u debatuan të gjitha dilemat për shëndetin e grave.

Në Maqedoni vërehet rritja e numrit të pacientëve të prekur nga sëmundjet malinje. Në takimin u theksua se kontrollet nuk duhet të bëhet vetëm në muajin tetor, por në mënyrë të rregullt. Spitali klinik “Acibadem Sistina” disponon me pajisjen më bashkëkohore dhe me diagnostikim preciz, teknologji të lartë, qasje mulitdisiplinare dhe trajtim të lartë dhe  bashkëkohor.

Gjatë këtij muaji do të ketë edhe disa punëtori të këtilla.