fbpx

HENDBOLLISTI I “VESPREMIT” MARK DANIEL BODOR U OPERUA ME SUKSES NË “ACIBADEM SISTINA”

05.06.2021

Hendbollisti i klubit hungarez “Vesprem”, Mark Daniel Bodor u operua me sukses në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Hendbollisti 21 vjeçar kishte lëndim serioz në gju dhe disa muaj kishte dhimbje serioze dhe ënjtje në pjesën e gjurit.  Intervenimin e ka kryer Dr. Mihajllo Ivanovski, traumatolog, së bashku me ekipin kirurgjikal të spitalit.

Hendbollisti i ri para 8 muajsh në Hungari gjithashtu ka bërë operacion në gjurin, por problemi me këmbën nuk u zgjidh. Në “Acibadem Sistina” vjen me rekomandim të shtabit të tij profesional dhe ekipit mjekësor të klubit. Ai thotë se ndihet shumë mire dhe shpreson se së shpejti do të kthehet në terren dhe përsëri do të luajë.

n

“Tani po ndihem shumë mire, intervenimi ka kaluar mirë, shpresoj se do të jemi i përgatitur për sezonin e ardhshëm. Tani duhet të pushoj dy javë. Kam pasur probleme me këmbën dhe patjetër duhej ta sanoj këtë lëndim. Për herë të pare kam bërë ndërhyrje në këtë spital.  Dua të theksoj se këtu gjithçka po zhvillohet në mënyrë profesionale, nuk mund të ankohem. E di se Dr. Ivanovski është një mjek i shkëlqyeshëm dhe bëri më të mirën”, thotë hendbollisti Mark Daniel Bodor.

Sipas Dr.Ivanovskit, Bodor do të luajë përsëri në një formë të mirë. Nevojiten disa muaj për t’u kthyer të gjitha lëvizjet e këmbës.

“Është kryer reartroskopia. Intervenimi ka kaluar mirë, hendbollisti kishte problem që kërkoi ndërhyrje kirurgjikale. Disa muaj ka ndjerë dhimbje në gjurin dhe ënjtje. Vendimi I ekipit mjekësor të klubit hendbollistik “Vesprem” për ta dërguar hendbollistin e tyre që të operohet në “Acibadem Sistina” është konfirmim për profesionalitetin tone”, thotë Dr. Ivanovski.

Ky  nuk është rasti i parë i trajtimeve mjekësore të lëndimeve sportive të sportistëve që profesionalisht luajnë në vende tjera dhe përzgjedhin spitalin tone. Bodor në Vesprem do të luajë së bashku me hendbollistët Rozherio Moraesh, Danil Shishkarev dhe Vuko Borozan. Këta 3 hendbollistë më parë kanë bërë intervenime të suksesshme kirurgjikale në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.