fbpx

TURNEU I TENISIT PREMIUM PREJ SOT DERI TË DIELËN MBAHET NËN SPONSORIMIN E “ACIBADEM SISTINA”

07.06.2021

Turneu ndërkombëtar i cili mbahet në periudhën prej 7 deri më 13 qershor të këtij viti në terrenet e Klubit të Tenisit Jug nga Shkupi luhet nën emrin Premium në emër të Qendrës për një jetë të shëndetshme dhe rehabilitim fizik Premium i cili filloi të funksionojë në kuadër të Spitalit klinik “Acibadem Sistina”. Ky turne u parapri nga dy turne ndërkombëtare të tenisit ku sponsori i artë gjithashtu është “Acibadem Sistina” ndërsa janë organizuar nga Federata e Tenisit të Maqedonisë Veriore. Këto turne ndërkombëtare janë pjesë e kalendarit të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit dhe i përkasin Turneut Botëror (World Tennis Tour)  me një çmim prej 15,000 $.

Në turneun Premium që fillon sot, do të marrin pjesë 84 tenistë, nga të cilët 60 në garat kualifikuese që do të luajnë për 8 pozicione në turneun kryesor dhe 24 tenistë që do të hyjnë drejtpërdrejtë në turneun kryesor. Përveç tenistëve nga Maqedonia, në turneun do të marrin pjesë tenistë nga 25 vende: Italia, Argjentina, Tunizia, Franca, Republika Çeke, Bullgaria, Sllovenia, Belgjika, Holanda, Mali i Zi, Kroacia, Gjermania, Britania e Madhe, Australia, Irlanda, SHBA, Kolumbia, Kina, Moldavia, Rumania, Rusia, Norvegjia, Japonia, Serbia dhe Sllovakia.

Në turneun kryesor do të marrin pjesë tenistët tanë, Kalin Ivanovski, Gorazd Srbljak, Tomislav Jotovski, Stefan Micov dhe Obrad Markovski, ndërsa Berk Bugariq, Ivan Manasov, Shëndrit Deari, Fidan Agushi, Darko Kolevski, Stefan Çallovski, Gjorgji Jankullovski, Amar Huseinoviq dhe Borjan Stefanovski do të luftojnë për të hyrë në turneun kryesor.

Ndeshjet finale janë caktuar për të shtunën më 12 qershor në çifte, dmth. të dielën më 13 qershor do të luhen në konkurrencë individuale, ndërsa arbitri kryesor është Dimitris Saracidis nga Greqia. Ndeshjet do të luhen në terrenet e Klubit të Tenisit Jug, nën protokolle të veçanta për kovid që garantojnë sigurinë për të gjithë pjesëmarrësit në turnetë. Gjatë zhvillimit të ndeshjeve “Acibadem Sistina” do të ofrojë mbështetje shtesë mjekësore dhe do të sigurojë mjekë dhe fizioterapistë të cilët do të sigurojnë kujdes mjekësor për tenistët gjatë ndeshjeve.