fbpx

GJIDHËNIE PA PENGESA EDHE NË QENDRAT TREGTARE  – “ACIBADEM SISTINA” KA PAJISUR DHOMËN PËR GJIDHËNIE NË “SKOPJE CITY MALL”

11.07.2022

Me qëllim për ta përkrahur gjidhëniën si zgjedhja më e mirë për t’i ushqyer foshnjat, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka pajisur Dhomën për gjidhënie në “Skopje City mall”.

Për të gjitha gra që japin gji dhe vizitojnë këtë qendër tregtare krijuam këtë kënd të këndshëm dhe komod i cili është dedikuar për aktin më të bukur të çdo nene. Dhoma është e pajisur me të gjitha gjërat e nevojshme për realizimin e gjidhënies në një mjedis private duke respektuar të gjitha protokollet. Dhoma për gjidhënie gjendet në katin e dytë të qendrës tregtare.

Si spital i cili është materniteti më i madh privat dhe pjesëmarrës aktiv në shumë procese që përmirësojnë gjidhënien me këtë hap tregojmë përkrahjen e rëndësishme dhe inkurajim për ta ushqyer foshnjën e tyre pa pengesa në çdo kohë. Ky projekt i përbashkët me “Skopje City mall” paraqet edhe një dëshmi për angazhimin e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”  dhe pjesëmarrjen e tij në aktivitete të shumta me përgjegjësi shoqërore duke përkrahur avancimin e proceseve të segmentit më të ndryshëm.