fbpx

“Acibadem Sistina” është sponsori i artë i kupës elite të femrave Billie Jean King Cup

06.07.2022

Më 4 korrik në terrenet e Klubit të tenisit “Jug” filloi Billie Jean King Cup nga Paribas Evropë/Afrika, garë ekipore në tenis për femra që organizohet për herë të parë në vendin tonë. Kupa do të mbahet në periudhën nga data 4 deri më 10 korrik, ndërsa në këtë kupë do të marrin pjesë kombëtaret e vendit tonë, Irlandës, Maltës, Portugalisë, Kosovës, Islandës, Shqipërisë, Afrikës Jugore, Kenisë, Namibisë, Kongos, Ugandës, Bocvanës, Burundisë, Sejshelëve dhe Sudanit.

kup

Do të marrin pjesë rreth 100 teniste, ndërsa mes tyre janë tenistja më e mirë maqedonase Lina Gjorçeska, si dhe Magdalena Stoillkovska, Aleksandra Simeva, Iva Daneva dhe Katarina Marinkoviq. Kjo kupë karakterizohet me histori të pasur në tenisin e femrave si turne elitar në konkurrencën e femrave.

kup

Spitali klinik “Acibadem Sistina” është sponsor i artë i turneve ndërkombëtare të tenisit që do të mbahen në organizim të Federatës së Tenisit të Maqedonisë. Si sponsor i artë, “Acibadem Sistina” do të ofrojë shërbimet e mjekëve – fizioterapistëve që do të kujdesen për tenistët dhe shëndetinë e tyre gjatë garave.

kup