fbpx

Falë Dr. Daniel Petrovskit përsëri do të mund të luaj me nipërat e mi

15.09.2017

77 vjeçari Tanas Trajkovski, pas kryerjes së operacionit i cili përfundoi me sukses, me buzëqeshje në fytyrë u largua nga spitali klinik “Acibadem Sistina”. Problemet me prostatën filluan që para 10 vitesh, por frika nga operacioni ka bërë që ky trajtim të shtyhet për një kohë të gjatë. Kur dhimbja filloi të shtohej dhe kur kanalet urinare u bllokuan, thjeshtë e kuptoi se duhet të merrte vendimin për tu paraqitur në spital.

Me rekomandim të disa miqve të mi , zgjodha Dr. Daniel Petrovskin i cili më zgjati jetën dhe më shpëtoi nga dhimbjet. Nuk gjej dot fjalë për të shprehur falenderimet e mia ndaj profesionalizmit dhe ekspertizës së këtij doktori. Në mënyrë të njejtë falenderoj edhe të gjithë ekipin e departamentit të kirurgjisë. Janë gjendur pranë meje në momentet më të vështira, të përkushtuar maksimalisht në punën e tyre. Më dhanë forcë për të menduar se gjithçka do të shkonte shumë mirë dhe se përsëri do të mund ti gëzohesha shoqërisë së nipërve të mi. Ky spital funksionon në mënyrë të përkryer, sipas standardeve më të larta, pikërisht për këtë arsye i’a rekomandoj të gjithë atyre personave të cilët kanë çfarëdo lloj promblemi shëndetësor. Kisha mundësinë për ta parë dhe vërtetuar se si të gjithë punojnë në mënyrë ekipore, në nivelin më të lartë profesional, që nga momenti i pranimit deri në momentin e lëshimit të pacientit nga spitali. Të gjitha këto, nuk janë vetëm falenderime, por një fakt i vërtetë!” – shprehet Tanas.