fbpx

Protokollet më bashkëkohore për rehabilitim të prezantuara në neurologji

19.09.2017

Spitali klinik “Acibadem Sistina” dhe Shoqata e fizioterapistëve të Republikës së Maqedonisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fizioterapistëve dhe 50 vjetorit të krijimit të shoqatës, organizuan një seminat edukativ njëditorë me temë “Rehabilitimi në neurologji”. Në këtë ngjarje edukative marrën pjesë edhe doktorë të njohur në këtë fushë, si dhe një pjesë e fizioterapistëve.

Ndër personat të cilët mbajtën fjalim nga spitali klinik “Acibadem Sistina” ishte Prof. Dr. Jordan Saveski, Dr. Lulzim Agai, Prof. Dr. Jovica Ugrinovski, Dr. Anica Haxhi Petrusheva-Jankijeviq, Dr. Millço Demirxhiev, Dr. tatjana Çepreganova Çangovska, Dr. Marija Gashoska dhe Vllatko Ilievski.

Seminari u ndoq nga më shumë se 100 fizioterapistë nga i gjithë vendi, të cilët me anë të pyetjeve dhe mendimeve të tyre dhanë gjithashtu kontributin e tyre në këtë ngjarje.

[widgetkit id=81]