fbpx

Është një bekim që ju kam të gjithëve rreth meje

04.07.2017

Një mëngjes tetori më zgjoi pesha që ndjeja mbi vete, dhe kur hapa sytë pashë Lean, macen time shtëpiake, e cila qëndronte shtrirë mbi gjoksin tim. Duke më parë drejtëpërdrejtë në sy, vura re se donte të më thoshte diçka por në vend të fjalëve, ajo më godidti me shputën e saj mbi gjoksin e majtë. Në atë moment ndjeva një dhimbje, sikur dikush të më  kishte shpuar me thikë, e largova nga vetja, u ngrita dhe fillova të ecë duke mbajtur me dorë gjirin e majtë, dhe në një moment me anë të gishtërinjëve ndjeva diçka të fortë, sikur të ishte ndonjë pllakë e gjatë. Për herë të parë në jetën time, ndjeva diçka të çuditshme dhe të pakëndshme, u mbusha me djersë, dhe në të njejtin moment ndjeva një temperaturë të lehtë, dhe me zë të lartë thashë se duhet patjetër të konsultohem me mjekun.

Për herë të parë koha po më ecte shumë ngadalë, dita po më dukej një vit. Mbasdite shkova tek Dr. Maja Çapova. Ajo menjëherë më bëri eko dhe mamografi. Ekzaminimi zgjati 30 minuta, deri në momentin e marrjes së diagnozës time fillestare. Fjalët “Majçe, për fat të keq, më duhet të të them se duhet të përgatitesh për një ndërhyrje serioze, nuk më pëlqen e gjithë kjo”. Nëse je dakord, menjëherë mund të bëjmë punksionin për biopsi “fjalë të shqiptuara me një zë të butë dhe të ngrohtë nga Dr. Maja Çapova”. Pas përfundimit të 48 orëve, rezultati i biopsisë konfirmoi diagnozën – kancer në gji, faza A3.

Dr. Mitko Karagjozov ishte kirurgu që kisha zgjedhur për të kryer trajtimin operativ

Pas të gjitha këtyre shqyrtimeve, vijonte vendimi për kryerjen e trajtimit kirurgjik, një vendim i cili i ishte besuar mjekut kirurg Dr. Mitko  Karagjozov. Trajtimi postoperativ vazhdoi në departamenin e Dr. Mite, sikurse e njihnin të gjithë. Departament në të cilin punon një staf i përbërë nga infermiere profesionale, me vlera dhe tepër të sjellshme, së bashku me ndihmës-mjekët të cilët janë të dedikuar ndaj punës së tyre dhe ndaj pacientëve, nën drejtimin e infermieres Sashka Lenz, gjithashtu edhe personeli i higjenës të cilët pa egoizëm japin maksimumin e tyre për të mbajtur higjenën në nivelin më të lartë. Falenderoj pa masë të gjithë stafin e këtij departamenti, të cilët nëpërmjet komunikimit me humor pozitiv dhe nëpërmjet  buzëqeshjeve të tyre, ma bënë shumë më të lehtë qëndrimin në spital, duke mos lejuar që të ndjeja në asnjë moment as dhimbje fizike as dhimbje psiqike. Mbërritja e rezultatit histopatologjik dhe proceduara kirurgjike konfirmuan nevojën për vazhdimin e trajtimit me kimioterapi dhe radioterapi. Për fat të keq trajtimin duhej ta vazhdoja në atë departament në të cilin në fillim të vizitës time, jo vetëm që mendova, por me zë të lartë thashë se “asnjë pacienti nuk do ti uroja që të ndodhej këtu”.  Vendimi i më të afërmve të mi, i vëllait dhe nipërve të mi, ishte që trajtimin ta vazhdoja në departamentin për onkologji dhe radioterapi në “Acibadem Sistina”.

Departamenti në të cilin komunikohet me anë të shikimit

Trajtimi im onkologjik, i cili përbëhej nga 8 kimioterapi dhe 25 radioterapi, vazhdoi në departamentin e mjekësisë onkologjike, nën mbikqyrjen e eksperteve Dr. Deva Petrova dhe Dr. Sllavica Kraleva. Çdo 21 ditë, ditën e mërkurë të muajit, ishte dita e përcaktuar për kimioterapi. Çdo përvojë e parë mbahet mënd shumë mirë, kështu edhe kimioterapia ime e parë. Ndjenja të përziera, veçanërisht nga efektet anësore të pritura nga kimioterapia, që është kufiri ndërmjet frikës dhe të papriturave që mund të vijojnë. Por kur për ju kujdeset dhe ju përcjell një staf i sjellshëm dhe i dashur, i cili rrezaton nga mirësia që i karakterizon, me dashurinë dhe përkushtimin ndaj pacientit, çdo mund dhe problem kalon më lehtë, dhe dhimbjen nuk do ta ndjeni shumë. Për trajtimin profesional, përveç mjekëve, merita marrin edhe infermieret Irena, Elena dhe Mare. 

Pas përfundimit të kimioterapisë, pas tre javësh pushim, shoqërinë e vazhdova përkrah departamentit të radioterapisë, ku 25 ditë me rradhë, çdo ditë pune jam shoqëruar nga djemtë më të urtë të spitalit, të cilët të magjepsin me dashamirësinë e tyre,  mirësjelljen dhe profesionalizmin e tyre, këta djem janë Nikolla, Dare dhe Jasin si dhe fizikantja Sonja.

Këtë departament e quajta departamenti që flet me anë të shikimit, sepse shikimi i personave të lodhur, dhe trishtimi në sytë e pacientëve dhe personave të tyre të afërt, nuk të lejojnë që të shpenzosh shumë fjalë. Mjafton që të hedhësh shikimin dhe me anë të tij njerëzit kuptohen me njëri-tjetrin.

Periudha e kaluar në kimioterapi dhe radioterapi, është padyshim një periudhë tepër e vështirë, për shkak të intoksikimit me citostatikë, dhe një vargu të madh të ndryshimeve në organizëm, një gjë të tillë mund ta kuptojnë vetëm ata persona të cilët e kanë përjetuar një gjë të tillë. Të gjitha këto probleme dhe dhimbje nuk do të mund ti kisha kapërcyer lehtë pa përkrahjen dhe ndihmën bujare të Dr. Deva Petrovës dhe Dr. Sllavica Kralevës të cilat ishin në çdo kohë të disponueshme.