fbpx

Dr. Simeonov shpëtoi vajzën e vogël Anastasia, në moshën 15 muajsh asaj i është hequr tumor prej 2 kg

28.10.2019

Prindërit janë te gatshëm që të bëjnë gjithçka për fëmijët e tyre. Së pari tentohen ata të ndihmojnë, por kur nuk mund ta zgjidhjen, kërkojnë ndihmë nga mjekët. Jo të gjithë prej mjekëve ndonjëherë mund të ndihmojnë, atëherë prindërit kërkojnë më të mirët. Ata që janë profesionistë dhe më me përvoje për ta gjetur zgjidhjen. Ky ishte rasti me Anastasien në moshën 16 muajsh, të cilës në moshën 7 muajsh i diagnostikuan tumor në bark. Barku ka filluar të rritet, ndërsa filluan edhe vështirësitë gjatë frymëmarrjes. Foshnja e vogël shumë shpesh ka vjellë dhe ka kërkuar vazhdimisht të jetë në krahët e prindërve. Në këtë mënyrë vetëm për një çast ka qenë e qetësuar, derisa të fillojë përsëri episodi i ri me dhimbje.

anas

Foshnja e vogël dhe e butë ishte e operuar menjëherë pas diagnozës dhe ia kanë hequr tumorin. Por problemet nuk kanë përfunduar këtu. Një pjesë nga tumori në barkun ka vazhduar të bëjë probleme shtese. Pas 4 hemoterapive, tumori ka filluar përsëri të rritet, ndërsa mjekët hoqën dorë nga Anastasia. Prindërit e dëshpëruar ishin të përgatitur për të bërë gjithçka për fëmijën e tyre. Për fat, thonë, fati i ka sjellë te Dr. Risto Simeonov, në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

anas

“Dr. Simeonov i ka parë rezultatet dhe u pajtua të luftohemi së bashku. Pas çasteve të para të frikës dhe agonisë, kemi vendosur ta fillojmë luftën e rëndë. Kaluam nëpër një rrugë shumë të rëndë, por jemi tepër të lumtur se Anastasia prapë na buzëqeshet. Nga një foshnjë të qetë dhe të tërhequr që vazhdimisht ka qarë, tani kemi bijën më të buzëqeshur dhe më temperamente. Nuk ka fëmijë tjetër të buzëqeshur si ajo. Deri tani nuk e kishim këtë. Tani jemi tepër të lumtur. Dr. Simeonov na ka dhënë shpresa dhe na qetësoi, atë që e tregoi e plotësoi. Doktor i këtillë do të dëshirojë çdo prind, me përvojë, profesional dhe i kapshëm për prindërit e brengosur 24/7, na treguan Katica dhe Riste Rizovi nga Vallandova.

anas

Dr.Risto Simeonov, kirurg i fëmijëve, shpjegon se bëhet fjalë për një lloj të rrallë dhe serioz të tumorit dhe është e domosdoshme që të kryhet operacioni me të cilin hiqet tumori tërësisht.

“Në operacionin e mëparshëm nuk kanë hequr tumorin e tërësishëm dhe prandaj ai ka vazhduar të rritet në mënyrë shumë intensive. Nga trupi i vogël i pacientes kam hequr një masë tumorale nga 2 kilogramë. Tumori bëri presion mbi diafragmën dhe venën çava, ndërsa Anastasia kishte frymëmarrjen e vështirësuar, nëse nuk e kishim kryer intervenimin menjëherë, rezultati do të ishte letal. Te ky lloj tumor malinj nuk ka nevojë për hemoterapi nëse hiqet tërësisht. Tumori bënte presion i madh mbi veshkën e majtë dhe lienin, sepse këto pjesë ishin të prekur i kemi hequr edhe ato. Rekomandimet janë kontrolle te rregullta me ultrazëri. Pas një muaji të intervenimit gjetjet ne ultrazë janë në rregull, ndërsa vajza vazhdoi me jetën normale. Këto tumore janë të rralla dhe shumë të rrezikshme sepse nëse ka nevojë për hemoterapi, sa është i rrezikshëm operacion aq e rrezikshme është edhe hemoterapia. Tumori duhet mirë të reagojë ndaj hemoterapisë, ndërsa fëmija mirë ta durojë”, shpjegoi Dr. Simeonov.